• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U arrestua pas 10 vitesh/ Si e VRAU dhe E MBULOI në kanalin me bar shokun e ngushtë fieraku (FOTO)
Home
Breaking News

U arrestua pas 10 vitesh/ Si e VRAU dhe E MBULOI në kanalin me bar shokun e ngushtë fieraku (FOTO)

7 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 47-vjeçar nga Fieri u kap teksa kalonte ilegalisht kufirin grek, ndërsa sipas rezultatit në sistemin TIMS, rezultoi se ai kishte vrarë shokun e ngushtë 27 vite më parë.

Ngjarja në fakt ka ndodhur në Greqi në vitin 1991, kur dy shqiptarët kishin shkuar atje për të punuar, ndërsa krimi është zbuluar nga vëllai i viktimës.

Engjëllush Agallija ka vrarë Frederik Koliçin për t’i marrë këtij të fundit një shumë të hollash prej rreth 35 mijë dhrahmish.

Dëshmitë e vëllait të viktimës i cili e ka gjetur Federikun të masakruar në një kanal pranë shtëpisë ku banonin janë rrënqethëse, ndërsa edhe pronari grek bën fajtor Agalliun.

Gjithçka ka nisur mbrëmjen e 7 korrikut të vitit 1991. Pronari grek, Georgius Karagianis, ku punonin dy shqiptarët ka thënë se në stallën e tij, ka parë Ëngjëllush Agallijën dhe Frederik Koliçin, ku ky i fundit kishte në xhepin e përparmë të këmishës një shumë të hollash. Pas kësaj, Aristir Koliçi, vëllai i viktimës, i cili prej dy ditësh ndodhej në Athinë, kur është kthyer në banesë nuk ka gjetur aty as të vëllanë, as Engjëllush Agallinë, ndërsa banesa ishte rrëmujë dhe mungonin rrobat e sendet personale të bashkëqiraxhiut të dhomës, shkruan Panorama.

Pas disa ditësh kërkimi, nga era që kundërmonte pranë banesës së tyre, Aristir Koliçi ka gjetur në një kanal, të vrarë e të mbuluar me bar të thatë, vëllain e tij, i cili ishte goditur në kokë, në anën e djathtë të saj.

Sipas dëshmive të dhëna në Gjykatë, Engjëllush Agallija pas krimit ka shkuar në Athinë te kushëriri i tij, të cilit i ka thënë se ka vrarë një njeri.

Të nesërmen është larguar duke lënë poshtë jastëkut vetëm një shënim:

Jeta ime mori fund dhe po largohem”.

Agalliu u arrestua në vitin 2010 në Fier dhe një vit më vonë u dënua me 18 vite burgim.

Por pa kaluar ende një vit nga dënimi, Gjykata e Apelit e liroi Engjëllushin. Megjithatë pas dëshmive të pronarit grek ai u dënua sërish me 10 vite burg.

Nga viti 2012, Agallija ka qenë në arrati, e cila mori fund me kapjen në pikën kufitare të Kakavijës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 12 fëmijët e bllokuar në shpellë letër prindërve: Mos u shqetësoni, mësues....
Previous article Vuçiç: Nuk ka shpresa që Kosova të paraqesë draft-statutin e Asociacionit më 4 gusht

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT