• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Maji, muaji që shënon rritje të ndjeshme të fluturimeve në Evropë, më shumë se edhe gjatë verës
Home
Jetë

Maji, muaji që shënon rritje të ndjeshme të fluturimeve në Evropë, më shumë se edhe gjatë verës

7 July, 2018 k.autor Jetë

Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve për Rajonin Evropian (ACI) ka bërë të ditur se trafiku ajror në Evropë është rritur me 6,1 për qind në muajin maj krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, përfshirë një ngritje prej gati 33 përqind në qytetin turistik turk mesdhetar të Antalya-s.

“Tregu i jashtëm i BE-së vazhdoi të ndjek dinamikën e rritjes, me trafikun ajror me 8 për qind”, tha ACI në një deklaratë.

Sipas ACI -it, në mujin maj rritjet më të mëdha të rajonit ishin në aeroportet në Gjeorgji (27 për qind), Islandë (26,5 për qind) dhe në Mal të Zi (22,2 për qind), ndërsa Rusia (8.6 për qind) dhe Turqia (7,5 për qind) kishin një ritëm më të moderuar të rritjes.

Ndër aeroportet që pritën më shumë se 25 milionë pasagjerë në vit në muajin maj, aeroporti Antalya në Turqi kryesoi me një rritje prej 32,7 për qind nga viti në vit, pasuar nga Lisbona (13,4 për qind), Moska SVO (11,5 për qind), Dublini (10,2 për qind) dhe Madridi (9,6 për qind).

ACI bëri të ditur se trafiku ajror në pesë aeroportet evropiane u rrit me 3 për qind në saje të rritjes në aeroportin e Frankfurtit (9,5 për qind).

Sipas deklaratës së ACI-it, trafiku i mallrave në të gjithë rrjetin evropian të aeroportit ishte pothuajse i sheshtë në muajin maj, duke u rritur me 0,8 për qind.

“Lëvizjet e avionëve u rritën me 2,6 për qind duke u rritur me vetëm 1,9 për qind në tregun e BE-së dhe 4,2 për qind në bllokun jashtë BE-së”, tha raporti i ACI-t.

Raporti i trafikut i aeroportit evropian të ACI-t përfshin gjithsej 229 aeroporte, që përfaqësojnë më shumë se 88 për qind të trafikut ajror evropian të pasagjerëve.

ACI përfaqëson mbi 500 aeroporte në 45 vende evropiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pacolli vizitë zyrtare në Itali, takohet me Presidentin Mattarella
Previous article Griezmann tregon pse nuk e festoi golin kundër Uruguait

k.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE/ 63-vjeçarja përfundon me 12 'kallamarë' në gojë pas ngrënies së... Jetë

SHOKUESE/ 63-vjeçarja përfundon me 12 'kallamarë' në gojë pas ngrënies së...

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet Jetë

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT