Mbarimi i mandatit të Ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin do të pasohet tek një ish-koordinator i cili ka qenë pjesë e negociatave për çeljen e vizave në Ballkan.
Lajmi për Largimin e Vlahutin (1)
Ai është Luigi Soreca. Drejtori i Sigurisë pranë Zyrës së Parlamentit Europian për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme. Roli i tij dhe i Zyrës që Soreca udhëheq ka të bëjë me politika kundër korrupsionit, krimit të organizuar, zbatimit të reformave (kryesisht ato me anësim politik dhe jurdik).
Luigi Soreca në profilin e drejtorit të kësaj zyre ka udhëhequr operacione të rëndësishme me EUROPOL dhe CEPOL.
MARRËDHËNIET ME SHQIPËRINË VITE MË PARË
Luigi Soreca nuk është i panjohur për politikanët shqiptarë. Në vitin 2010 ai ishte një prej anëtarëve të negociatorëve për çeljen e liberalizimit të vizave mes vendit tonë dhe zonës Shengen (vendeve të Europës që aplikojnë këtë plan).
SI E KA NISUR EKSPERIENCËN DIPLOMATIKE
Soreca ka punuar më parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Itali.
Në fillimet e tij në vitin 1998 ai gjithashtu ka qenë lektor i jashtëm pranë Universitetit LUISS Në Romë.
Pas gjashtë vitesh aktivizim në qeverinë italiane, Soreca u bë pjesë e Komisioneve të PE-së fillimisht si përfaqësues i Italisë, dhe më pas duke u rritur në detyrë si koordinator dialogu, apo hartues të planeve për Migracionin me vendet e Europës Juglindore.


