• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E MBANTE PENG PREJ 1 VITI E GJYSËM 17 VJEÇAREN/ Flet BURRI: E doja për djalin se…
Home
Breaking News

E MBANTE PENG PREJ 1 VITI E GJYSËM 17 VJEÇAREN/ Flet BURRI: E doja për djalin se…

6 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rrëmbeu një vajzë 17-vjeçare para 7 muajsh, kapet autori, por fati i adoleshentes mbetet mister. Policia e Gjirokastrës ka arrestuar Shpëtim Muharremin, 40 vjeç nga Levani i Fierit si autor i rrëmbimit dhe pengmarrjes.

Ndalimi i Muharremit është bërë nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier. Arrestimi i 40- vjeçarit vjen 7 muaj pas denoncimit të bërë nga prindërit e adoleshentes, ndërsa kjo e fundit ende rezulton e zhdukur. Sipas të dhënave, 17- vjeçarja me iniciale Sh.Xh, banuese në lagjen “Zinxhira” në Gjirokastër, e cila i përket komunitetit rom, është rrëmbyer në Sarandë. Burime konfidenciale pohojnë se Shpëtim Muharremi ka deklaruar se vajzën e ka marrë si nuse për të birin.

pranga-irainain

Por nga ana tjetër, i biri i Muharremit rezulton të jetë me sindromën down. Nga kontrolli i ushtruar nga Policia, ka rezultuar se adoleshentja nuk ndodhet në shtëpinë e 40-vjeçarit, edhe ky i fundit anëtar i të njëjtit komunitet.

Denoncimi i prindërve të adoleshentes është bërë më 7 dhjetor të vitit të kaluar. Janë dashur plot 7 muaj kohë për uniformat blu që të bëhet identifikimi i personit që dyshohet se është autori i rrëmbimit të 17-vjeçares dhe që e mban peng, sipas Policisë, për motive të dobëta.

“Pas një pune të mirorganizuar dhe një bashkëpunimi efektiv u bë e mundur ndalimi i shtetasit: Shpëtim Muharremi, 40 vjeç, banues në Levan, Fier. Ndalimi i tij u bë pasi nga denoncimi i prindërve të një shtetaseje 17-vjeçare, banuese në Gjirokastër më datë 07.12.2017, si dhe veprimeve hetimore të deritanishme, dyshohet se është autori i rrëmbimit të 17-vjeçares dhe që e mban peng për motive të dobëta. Vazhdojnë hetimet për lokalizimin dhe gjetjen e të miturës si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, bën të ditur Policia. Ndërsa për 40- vjeçarin kanë nisur hetimet për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe çështja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Tashmë, kanë nisur kërkimet për 17-vjeçaren, pasi ka dyshime të forta se ajo mund të jetë përdorur për qëllime prostitucioni nga ana e 40- vjeçarit. Gjithashtu nuk përjashtohet dyshimi se ajo mund të jetë larguar prej tij dhe jeton me dikë tjetër, teksa ka zgjedhur të mos lajmërojë familjen e saj. Por këto mbeten ende pista dyshimi dhe deri në momentin e gjetjes së saj nuk ka një të dhënë zyrtare për fatin e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LARGIMI I VLAHUTIN/ Emri i AMBASADORIT të ri të BE. Kush është Luigi Soreca, ekspert për vendet e...
Previous article Dy "bishat" e OTR nuk flasin me njëra-tjetrën? Ja e vërteta marrëdhënies së Oriola Marashit dhe Keisi Medinit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT