• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRODHIM DHE LABORATOR LENDESH NARKOTIKE/ Droga bën bashkë shqiptarë e serbë, 5 persona u arrestuan ndërsa…
Home
Breaking News

PRODHIM DHE LABORATOR LENDESH NARKOTIKE/ Droga bën bashkë shqiptarë e serbë, 5 persona u arrestuan ndërsa…

6 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Biznesi eliminon ndasitë kombëtare, sidomos biznesi i paligjshem. Këtë e dëshmon më së miri rasti i fundit i arrestimit të pesë personave nga jugu dhe veriu i Mitrovicës, të dyshuar se me veprimet e tyre janë përfshirë në punën e laboratorit të drogës që u zbulua nga policia në fshatin Çukiq të Zubin Potokut.

Mediat kanë mësuar se bëhet fjalë për tre shqiptarë dhe dy serbë, njëra prej tyre femër, dhe të gjithë nga qyteti i Mitrovicës.

Të arrestuarit me inicialet A.A, B.Ç, B.V, R.K dhe D.P, dyshohet se janë përfshirë në punën e këtij laboratori që ka shërbyer për përpunimin e drogave si heroinë dhe morfinë.

“Tre prej këtyre personave ndodhen tashmë në arrest shtëpiak, ndërsa dy të tjerëve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Ata dyshohet se kanë ndihmuar secili në formën e vet në punën e laboratorit i cili ka shërbyer për përpunimin e narkotikëve të ndryshëm me anë të barnave, acideve, tabletave dhe të ngjajshme, të cilat ndihmojnë në prodhimin e drogave sintetike dhe substancave psiko-aktive”, kanë thënë burime duke shtuar se ka akoma persona të përfshirë, por që janë në kërkim të Policisë.

Media ka kontaktuar Drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës për të marr detaje shtesë rreth të arrestuarve, mirëpo këta të fundit nuk kanë dhënë emra.

Sipas policisë, në vazhdën e veprimeve operativo-hetimore dhe në funksion të zbatimit të ligjit, me datë 05.06.2018 në Veri të Mitrovicës, përkatësisht në Zubin Potok, me urdhëresë të Gjykatës, policia ka realizuar aktivitetin e saj me qëllim të parandalimit dhe luftimit të trafikimit me narkotikë.

‘Si rezultat i veprimeve policore, gjatë kontrollit në një vend malor, në një shtallë të improvizuar si dhomë është zbuluar laboratori i cili dyshohej se shërbente për përpunimin e drogave sintetike, disa medikamente, katër armë të gjata, disa radiolidhje dhe pajisje tjera të dyshuara, të cilat janë konfiskuar në cilësi të provave materiale. Policia e Kosovës ka arritur të identifikoj dy persona të dyshuar, të cilët dyshohet se janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal, njëri serb nga Kosova ndërsa tjetri serb nga Serbia, të cilët janë në kërkim policor. Policia e Kosovës ne bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë është duke vazhduar me hetime’, thuhet në përgjigjen e policisë dërguar KosovaPress-it përmes postës elektronike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E DUAN TË GJITHË/ De Laurentiis, gati të dëgjojë ofertat për sulmuesin Dries Mertens
Previous article Filmuan veten teksa pinin drogë në shkollë, ja se ç'ndodhi me dy djemtë (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT