• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ligji për teatrin, Basha: Parlamenti do të çlirohet nga hajdutët ose do të zhbëhet
Home
Shqipëri

Ligji për teatrin, Basha: Parlamenti do të çlirohet nga hajdutët ose do të zhbëhet

6 July, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka bërë thirrje ambasadorëve të akredituar në Shqipëri që të reagojnë për ligjin që lejon shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, duke thënë se ky projekt është pastrim parash. Gjithashtu Basha i ka kërkuar Presidentit që të mos dekretojë ligjin për teatrin, ndërsa ka theksuar se do të jenë me artistët dhe qytetarët në mbrojtje të godinës.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Lulzim Basha theksoi se djegia e mandateve të opozitës është gjëja më e thjeshtë, kurse synimi është “çlirimi i Parlamentit nga banda e hajdutëve”.

Votimin e djeshëm në Kuvend me 75 vota pro shembjes së teatrit, Basha e konsideron kriminal dhe korruptiv. Ndërsa akuzon Kryeministrin Edi Rama se me projektin e ndërtimit të teatrit të ri dhe të kullave, do të pastrojë paratë e drogës.

“Akti i djeshëm është një lijgjg që ligjëron vjedhjen, i vetmi qëllim është vjedhja e tokës. Qëllimi kryesor është qarkullimi dhe pastrimi i parave të pista të drogës dhe korrupsionit. Këto para nuk mbahen dot në thasë dhe unk futen dot të gjitha në bankë. Ndaj Edi Rama ka planifikuar kulla. Ligji që ka miratuar dje Kuvendi është antikushtetuse. Dje kuvendi ka votuar për të ligjëruar plaçkitjen dhe krimin, ka konsumuar krimin më të rëndë në historinë e tij 27-vjeçare. Sot krimi dhe korrupsioni është ligji i këtij vendi me vendin e 75 hajdutëve.

Projekti i Edi Ramës është një akt barbar, që nuk guxuan ta bëjnë dot as komunistët. Edi Rama është një shkatërrues serial. I bëjmë thirrje presidentit të mos dekretojë ligjërimin e vjedhjes. Forca e vetme që ka Edi Rama është indiferenca jonë. I bëj thirrje ambasadorëve, ja ku keni një projekt të pastrimit të parave, ja ku keni një tufë me peshq të mëdhenj. Nëse nuk flisni sot, nuk ka për t’ju besuar askush kur të flisni nesër. Parlamenti, i kthyer në noter të akteve kriminalo-korruptive, do të çlirohet nga banda e hajdutëve ose do të zhbëhet nga forca e njerëzve të bashkuar”, deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha. /tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kryemadhi: Do mbrojmë Teatrin me çdo mënyrë, ja pse heshti Rama dje në Kuvend
Previous article Erdogan: Aleanca Popullore do vazhdojë edhe në parlament, të hënën do...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT