• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BISEDIMET PRISHTINË-BEOGRAD/ Amnistia për kohën e luftës, pjesë e marrëveshjes
Home
Rajon

BISEDIMET PRISHTINË-BEOGRAD/ Amnistia për kohën e luftës, pjesë e marrëveshjes

6 July, 2018 k.autor Rajon

Disa diplomatë ndërkombëtarë janë shokuar kur kanë dëgjuar se pjesë e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë edhe një amnisti për periudhën e luftës në Kosovë.
Burime diplomatike shumë kredibile i kanë thënë “Kohës Ditore” se një propozim të tillë e kanë dëgjuar nga zyrtarët në Prishtinë, dhe se ekziston një nivel i gatishmërisë në mesin e negociatorëve edhe në Kosovë, edhe në Serbi që një gjë e tillë edhe të realizohet.

Sipas burimeve diplomatike, një amnisti e tillë mendohet të vlejë për të dyja palët e përfshira në luftën e Kosovës, ndërsa si rezultat i saj do të mundë të jetë edhe zhbërja e Gjykatës Speciale.

Presidenca ka konfirmuar tërthorazi se mund të ketë amnisti. Qeveria dhe partitë në pushtet nuk kanë pranuar të komentojnë, ndërkaq opozita është kundër.

Presidenti Hashim Thaçi ka marrë komandën e dialogut me Serbinë, duke negociuar me emër të Kosovës për marrëveshjen finale me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në takimin e ftuar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, janë diskutuar modalitetet e marrëveshjes finale, por të cilat nuk janë bërë publike. Por në Presidencë ia kanë konfirmuar gazetës tërthorazi se amnistia mund të jetë pjesë e pakos së marrëveshjes. Por nuk kanë treguar nëse do të diskutohet edhe zhbërja e Gjykatës Speciale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shaqiri ende në pritje të ofertës nga Liverpooli
Previous article Nis "lufta", SHBA vendos 34 miliardë dollarë tarifa ndaj importeve kineze

k.autor

Postime të ngjashme

KRIZA NË KOSOVË/ Ish-ambasadori Walker paralajmëron: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin, do të ketë thellim të përçarjes Rajon

KRIZA NË KOSOVË/ Ish-ambasadori Walker paralajmëron: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin, do të ketë thellim të përçarjes

"KASAPI I BALLKANIT" ME FUNERAL / Serbia do t’i japë nderime Ratko Mlladiçit Rajon

"KASAPI I BALLKANIT" ME FUNERAL / Serbia do t’i japë nderime Ratko Mlladiçit

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake Rajon

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT