• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Familja e pafat shqiptare, Gjermania i pret me padurim, por kur do hipnin në avion …
Home
Sociale

Familja e pafat shqiptare, Gjermania i pret me padurim, por kur do hipnin në avion …

6 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pothuajse një vit pas dëbimit të tyre, përkrahësit gjermanë kanë dashur te mirëpresin familjen shqiptare C. përsëri në Kirchbarkau me një festë mikpritjeje. Por në çastin e fundit, nënës dhe katër fëmijëve të saj nuk iu lejua te hipnin në avion në Mal të Zi.
familja
***
Familja shqiptare, në Shqipëri ishte dëbuar në gusht 2017, pavarësisht se një kërkesë iu ishte drejtuar Komisionit për raste të rënda. Pas protestave masive, Komuna Plön e kishte penguar dëbimin, por ka qenë tepër vonë: Familja tashmë kishte hipur në avion. Që atëherë, një rreth përkrahësish gjermanë ka luftuar për kthimin e familjes shqiptare.

Ai ka organizuar një kontratë trajnimi për babain si elektricist dhe ka siguruar një punë për nënën. Vajza më e madhe kishte siguruar një angazhim për një vit social vullnetar në përkujdesjen e të moshuarve. Që atëherë, punëdhënësit kanë qenë në pritje të kthimit të familjes. Por, përsëri dhe përsëri është dashur të plotësoheshin kushtet, aplikimet dhe certifikatat e dorëzuara më vonë, për t’i mundësuar familjes që të kthehej përmes rrugës normale.
Në ndërkohë, të gjitha dokumentet e nevojshme janë në dispozicion në Ambasadën gjermane në Tiranë. Por, ende mbetet e paqartë se sa do të zgjasë shqyrtimi i tyre.
Pushime për fëmijët
“Të katër fëmijët me shumë dëshirë kanë marrë pjesë në ekipin e ekskursionit të organizuar nga famullia protestante në Kirchbarkau. Ata kishin marrë pjesë në të verën e kaluar dhe ky ka qenë kujtimi i fundit i bukur nga Gjermania për ta”, pohon për “Kn-online” Marie Charlotte Wahl, nga rrethi i mbështetësve #kirchbarkauhilft, përcjell Albinfo.ch.
Kjo është arsyeja që fëmijëve shqiptarë sërish tu mundësohet një ekskursion i tillë, ndërsa shpenzimet janë siguruar nga përkrahësit gjermanë. Gjatë fundjavës është dashur të startojë. Që fëmijët të jenë me kohë në këtë evenimet, ka pasur vetëm një mënyrë të rregullt: Hyrja me vizë turistike.
Dështoi në minutën e fundit
Të enjten, nëna dhe fëmijët është dashur të vinin në Berlin me fluturim të lirë. Por në aeroportin e Malit të Zi, atyre iu mohua hipja në avion. Arsyeja: Në pasaportën e nënës ka qenë ende e shënuar vula e dëbimit. Çifti i ka njoftuar autoritetet malazeze se masa e dëbimit ishte anuluar dhe kjo ishte regjistruar edhe në Regjistrin Ndërkombëtar, por argumentimi i tyre nuk u pranua. “Bile, kanë refuzuar ta shfletojnë edhe regjistrin”, thotë babai. Por, familja shqiptare nuk dëshiron të heqë dorë. Ajo tani është duke kërkuar një mënyrë tjetër ligjore, në mënyrë që nëna dhe fëmijët të vijnë në kohë për fillimin e ekskursionit në Kirchbarkau.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E pabesueshme! Modelit në klipin e Encës i publikohen momente intime me një mashkull
Previous article TERMETI NE UNIVERSITETIN E ELBASANIT/ Si u nxorrën zbuluar nga përgjimet pedagogët e arrestuar

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT