• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MORËN PENG DHE TRAFIKUAN TË MITURAT/ Nga 46 vjeçari që kapërcen murin për të “kërcënuar” 11 vjeçaren tek… (FOTOT)
Home
Breaking News

MORËN PENG DHE TRAFIKUAN TË MITURAT/ Nga 46 vjeçari që kapërcen murin për të “kërcënuar” 11 vjeçaren tek… (FOTOT)

5 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rasti i sotëm ku një 40 vjeçar dyshohet se prej 1 viti e gjysëm ka mbajtur peng të miturën 17 vjeçe tronditi opinion publik.
E megjithatë, akoma më tronditës është fakti se raste të tilla nuk janë të pakta. Të miturit duket se janë shfrytëzuar qoftë nga persona me problem të theksuara mendore, qoftë nga ata që i kanë dërguar më pas për trafikim të qenieve njerzorë.
I tillë është edhe rasti i vogëlushes Bleona Mata që ende vijon në kërkim.

Çfarë ndodhi sot:

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohet për rrëmbim të një adoleshenteje.

Ai quhet Shpëtim Muharremi, banues në Levan, Fier.

Ndalimi i tij u bë pasi , nga denoncimi i prindërve të një shtetaseje 17 vjeçare banuese në Gjirokastër më datë 07.12.2017, si dhe veprimeve hetimore të deritanishme, dyshohet se është autori i rrëmbimit të 17-vjeçares dhe që e mban peng për motive të dobëta, prej 6 muajsh.

Pasi Shpëtim Muharremi është prangosur vazhdojnë hetimet për lokalizimin dhe gjetjen e të mitures si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kapërcen murin dhe merr me forcë 11 vjeçaren:
Në Durrës, 46 vjeçari Arben Kabashi i cili duke kapërcyer murin  është futur në banesën e komshiut, ku ka marrë me forcë vajzën e mitur, Xh.K. 11 vjeçe.
Në banesë ndodheshin vetëm tre vajzat pasi prindërit kishin ikur në punë më herët. Të sinjalizuar për rastin efektivët e policisë rrethuan banesën.

Mësohet se Kabashi, i cili vuan nga depresioni mbante në dorë një thikë dhe kërcënonte se do të vriste vajzën. Në këto kushte dhe në pamundësi të kohës për të pritur forcat më të specializuara për të tilla ndërhyrje, efektivët e policisë së Durrësit duke parë që po i kërcënohej seriozisht jeta vajzës, me iniciativë kanë ndërhyrë në disa drejtime duke i tërhequr vëmendjen agresorit. Falë ndërhyrjes së shpejtë është bërë e mundur që e mitura të nxirret nga banesa e Arben Kabashit dhe është dërguar në banesën e saj.

Rasti i Bleonës, ende në kërkim:

Historia e Bleonës nga Kukës vijon të mbetet ende mister. Ajo u zhduk para 8 vitesh dhe dyshimet e para e deri më sot janë se ajo eshte rrëmbyer.

Begsim Isa, 22-vjeçari nga Kukësi akuzohet se tentoi të trafikojë në Kosovë një 8-vjeçar të cilin e mori me vete përmes mashtrimit. Fatmirësisht i mituri arriti të shpëtohet në kohë nga forcat e policisë të cilat prangosën Begzim Isën.

Por, i riu nga Kukësi dyshohej edhe për zhdukjen e vajzës Bleona Mata, dyshime të cilat nuk u provuan asnjëherë. Bleona u zhduk 8 vjet më parë në Zapod të Kukësit, i njëjti fshat nga ku u rrëmbye dhe i mituri 8-vjeçar.

Marrin peng dy të mitur:

Fier, Policia e Fierit ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për heqje të paligjshme të lirisë së dy të miturve.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit  Gerti Alla 21 vjeç dhe 19-vjeçari Romeo Malilaj pasi kanë marrë kundër dëshirës dhe kanë kërcënuar dy të mitur.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gazetarja KAP MAT burrin tek "Dritat e Kuqe", justifikimi i tij është EPIK: Po vetëm një... (FOTO)
Previous article I dyshuar si i përfshirë në skandale, jep dorëheqjen drejtori i Trump

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT