• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“U PEZULLUAN NGA PUNA”/ Pasi KPA ju refuzon ANKIMIN, reagon Rovena Gashi dhe Gina: Sqarim për keqinterpretimin e…
Home
Aktualitet
Drejtësi

“U PEZULLUAN NGA PUNA”/ Pasi KPA ju refuzon ANKIMIN, reagon Rovena Gashi dhe Gina: Sqarim për keqinterpretimin e…

5 July, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Kolegji i shqyrtimit paraprak të ankimit, KPA, ka njoftuar sot se ka vendosur moskalimin për shqyrtim të ankimimit të çiftit të prokurorëve të pezulluar nga detyra prej kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku.

Bashkëshortët Gashi dhe Gina ankimuan në mes të muajit qershor në KPA vendimin e Arta Markut, e cila i pezulloi prokurorët nga detyra, për shkak të refuzimit të deklarimit të pasurisë.

NJOFTIMI I KPA

Kolegji i shqyrtimit paraprak të ankimit, me vendimin nr. 2/2018 (JD), datë 21.06.2018, bazuar në nenin 31, nenin 31/a, paragrafi 2, germa “a”, si dhe në nenin 71/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, vendosi:

Moskalimin për shqyrtim në seancë plenare të çështjes nr. 2/2018 (JD), datë 17.05.2018 me palë ankuese znj. Rovena Gashi dhe z. Dritan Gina.

Objekt i këtij ankimi ishte “anulimi i vendimit nr. 140, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku dhe anulimi i vendimit nr. 141, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku etj.”.

Kolegji i shqyrtimit paraprak, i caktuar me short, ishte i përbërë nga Ina Rama relatore, Rezarta Schuetz dhe Luan Daci anëtarë.

REAGON GASHI DHE GINA

“Sqarim për keqinterpretimin e vendimit të KPA

Kolegji i Apelimit nuk ka rrëzuar ankimin Gashi-Gina, por ka nxjerr ne pah paaftësinë e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm që, me urdhër 140 dhe 141, dt. 11.05.2018, vendosi “që Rovena Gashi dhe Dritan Gina t’i drejtohen Kolegjit të Apelimit për ankimin e pezullimit nga detyra”.

Sipas Kolegjit te Apelimit, Arta Marku ka gabuar, kur ka shënuar ne vendimin e pezullimit se Gashi-Gina duhet t’i drejtohen Kolegjit te Apelimit për ankim.

Kolegji i Apelimit është shprehur që Gashi-Gina duhet t’i drejtojnë ankimin Gjykatës së Apelit Administrativ”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bukuroshja Cortez: Dal LAKURIQ nëse kjo kombëtare fiton Kupën e Botës (FOTO)
Previous article Zaev në takim me Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinë

k.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT