Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Horst Seehofer deklaroi se Gjermani do të mbyllë portat jugorë duke filluar që nga java e ardhshme. Iniciativa ka gjetur edhe mbështetje nga Italia dhe Austria.
Njoftimi i tij vjen pas një takimi me kancelarin austriak Sebastian Kurz dhe midis planeve që konsiderohen nga qeveria e Gjermanisë për masat e reja të imigracionit në kufirin e tyre të përbashkët.
Seehofer këmbënguli se masat e marra nga Gjermania nuk do ta bënin Austrinë përgjegjëse për njerëzit që vinin atje dhe kërkonin azil.
Nga ana tjetër, Kurz tha se të dy palët ranë dakord që planet e Gjermanisë në kufi nuk do të dëmtonin Austrinë dhe se ata do të punonin së bashku në bllokimin emigracionit të paligjshëm.
“Ne ramë dakord … se javën e ardhshme do të ketë një takim të ministrave të brendshëm gjermanë, austriakë dhe italianë me qëllim të marrjes së masave për të mbyllur rrugën nga Mesdheu në Evropë, për të siguruar që emigrimi ilegal në Evropë në këtë rrugë është ndalur“, Tha Kurz në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Seehofer tha se takimi do të ndodhte të premten e javës së ardhshme në qytetin austriak Innsbruck.


