Gjyqtarja Alma Brati në bazë të vlerësimit të katër shtyllave të Vetting-ut e ka kaluar këtë proces.
MË HERËT
Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Tiranë do të dalë të enjten përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kandidaturën e saj si anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Brati, që e ka nisur aktivitetin e saj në profilin e jurisprudencës në vitin 2007 si Juriste e Zyrës së Pasurive të Paluajtshme në qytetin e Durrësit nuk është një emër i padëgjuar për publikun.


