Ka nisur para parlamentit protesta kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, dhe kundër projektligjit që lejon këtë akt.
Artistë, politikanë, mbështetës të opozitës dhe qytetarë janë mbledhur para parlamentit për të kundërshtuar vendimin e qeverisë.
Ndërsa ngrihen shumë pikëpyetje dhe ende nuk dihet se deri ku do të shkojë kjo protestë, regjisori Kastriot Çipi, një nga zërat aktivë kundër shembjes së teatrit, bën apel për një protestë qytetare, pa dhunë e incidente.
“Sot me pak se kurre kemi nevoje për dhune, incidente e shfaqje barbarie. Kemi nisur nje proteste qytetare, padyshim politike, por jo partiake. Anetaret e te gjitha partive jane te mirepritur te na bashkohen, por askush nuk ka te drejte te na shmange nga fokusi levizjen: Beteja per Teatrin dhe
Ligjin eshte beteje per Demokracine!
Sot do te jemi para Kuvendit per t’i thene atyre qe kane ndermend te shkelin sot Kushtetuten se ata nuk jane deputetet tane, se nje Kuvend qe shkel hapur Kushtetuten nuk eshte me Kuvendi yne. Nese kjo ndodh sot, deputetet e opozites nuk kane ç’i duan me mandatet. Le te vijne te gjithe ne Teatrin Kombetar e le ta bejme aty Kuvendin e vertete! Jo gure, jo grushta, jo zjarr! As ndaj policise, as ndaj provokatoreve!”, shkruan Çipi.


