• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FALAS? Në spital mungojnë medikamentet jetësore. Ato blihen me para në… (VIDEO)
Home
Sociale

FALAS? Në spital mungojnë medikamentet jetësore. Ato blihen me para në… (VIDEO)

4 July, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një ditë më parë mediat ngritën shqetësimin e mungesës së përsëritur të herceptinës në QSUT. Por “Stop” tregon se në pavionin onkologjik mungon edhe aciklavili venoz.

Mjeku i thotë gazetares së emisionit “Stop” se medikamenti në fjalë është kërkuar disa herë, por nuk gjendet. Nga ana tjetër, me kamera të fshehtë provohet se aciklavili venoz gjendet në farmacitë private e mund të porositet e të blihet me para në dorë.

Qytetarja–Si kalon? Kam ardhur të pyes për një medikament, Aciklavil venoz..ka ardhur?

Punonjësja– Tek mjeku juaj do të interesoheni!

Qytetarja–Për këtë erdhi gjë…aciklavili venoz?

Mjeku– Nuk ka gjë. Kena bo kërkesë dhe për një fëmijë tjetër…mund të interesoheni tek Drejtoria, por nuk ka. Për ne, interesohuni, ankohuni, ne s’na prish kurrëfarë lloj pune. Ne nder na bëni! S’ka ma mirë! Është edhe një fëmijë poshtë, është bërë kërkesë edhe për atë dhe asnjë gjë s’është bërë!

Qytetarja– E kam problem, se kam frikë se më rishfaqet, se e ndjek me kimio.

Mjeku–Pse unë s’e di? Unë e di, e di…

Qytetarja–Më prishin terezinë e rrezeve.

Mjeku–Po e di moj, e di.

Qytetarja–Eee…

Mjeku–A më kupton? Çdo ditë kontaktojmë, dhe s’ka. Se shikojmë në sistem, a ka farmacia e spitalit…

Shkak për këto mungesa në medikamente është dështimi i tenderit të barnave dhe derisa kjo situatë të zgjidhet, barka e shpëtimit për këta pacientë janë farmacitë.

Qytetarja– Si je? A keni Aciklavil venoz?

Farmacisti 1–  Venoz? Do ta gjejmë…sa të duhet?

Qytetarja–Sa kushton?

Farmacisti 1–  800 lekë një flakon.

Qytetarja– Aciklavil venoz?

Farmacistja 2– Sa të duhen?

Qytetarja–A keni?

Farmacistja 2–Po, kemi.

Qytetarja–Dhe sa kushton?

Farmacistja 2–Ëëë, mos gaboj 23 flakoni.

Qytetarja–23?

Farmacistja 2– Një flakon.

Qytetarja–Mijë lekë ?

Farmacistja 2–Po,23 mijë lekë.

Farmacisti 3- Si kalove?

Qytetarja–Si je?

Farmacisti 3–Mirë.

Qytetarja-Keni Aciklavil venoz?

Farmacisti 3–Kam…e di, që kam.

Qytetarja–Për 5 doza interesohem.

Farmacisti 3–I bie gati 11 mijë lekë ampula.

Qytetarja-5 copë?

Farmacisti 3–55 mijë lekë.

Ndërsa pjesa tjetër e pacientëve sytë nga tenderi…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ju kujtohet seks-bomba shqiptare Kristin Prengaj? Ajo rikthehet në rrjete sociale vetëm për... (FOTO)
Previous article Juventusi dhe Manchester United bëhen gati për shkëmbimin e çmendur

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT) Aktualitet

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta Aktualitet

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT