• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TALENTET NË TEKNOLOGJI”/ Njihuni me GJINITË SHQIPTARË, që janë pjesë e kompanive më të mëdha dhe konkurojnë… (FOTO)
Home
Sociale

“TALENTET NË TEKNOLOGJI”/ Njihuni me GJINITË SHQIPTARË, që janë pjesë e kompanive më të mëdha dhe konkurojnë… (FOTO)

4 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

“Shqipëria është vendi më pak efikas për inovacione në rajon dhe me zhvillimin më të ulët të TIK, duke zënë respektivisht vendin e 89-të në botë dhe të fundit në EJL.”

Ky ishte konkluzioni sipas një raporti të fundit të See News. Ndonëse në total mund të jenë statistika që deri diku vlejnë në vendin tonë, duket një paradoks i madh nëse do të veçonim “talentet” shqiptare në botë. Shqiptarët vetë janë të aftë, e po çajnë në botë në këtë treg por Shqipëria dhe shoqëria e saj vetë ende jo.

Janë të shumtë shqiptarët që kanë korrur sukses, disa prej tyre kanë shkuar më tej duke u bërë pjesë e rrjetit të kompanive më me emër të botës.

Sot, prestigjiozja “Forbes” i ka kushtuar një artikull ish deputetes shqiptare Rudina Seseri e cila është themeluese dhe manaxhere e “Glasswing Ventures” një kompani që po ndihmon në ndërtimin e gjeneratës tjetër të kompanive teknologjike të inteligjencës artificiale.

Vec investimit, kompania ku shqiptarja Seseri është themeluese e manaxhere, ndihmon me drejtim strategjik dhe strategji rritje, ndërtim bordesh dhe ekipesh drejtuese, partnership strategjik etj.

Seseri tregon gjatë intervistës së është diplomuar në “Wellesley College” dhe ka punuar për tre vite si analiste investimesh bankare në “Credit Suisse” në grupin e teknologjisë.

Gjatë kësaj kohe po studioja në Harvard Business School (HBS) dhe u takova me Rick Grinnell që më vonë u bë bahkëthemelues me mua i “Glasswing Ventures”.

Në fakt ishte ai që më rekrutoi nga roli im nga Microsoft për të punuar si sipërmarrëse. Kemi pasur një sipërmarrje të qëndrueshme në kohë e të sukseshme në aspektin e partneshipit.

10 vitë më vonë kulminoi me formimin e “Glasswing Ventures” një sipërmarrje në hapat e parë që i dedikohet ndrëtimit të gjeneratës tjetër të kompanive teknologjike të inteligjencës artificiale” thotë ndër të tjera Seseri.

Ardit Dine (Shqiptari që punon në Kinë, po e kërkon dhe Google) është ndër të rrallët inxhinierë të rinj shqiptarë që ka gjetur veten në Kinën e largët. Një mjeshtër i teknologjisë, krijues aplikacionesh që në moshë të re, ai po mbyll masterin në një prej universiteteve më të njohura kineze për teknologjinë e informacionit dhe tashmë është punësuar pranë një kompanie në zgjerim në Bihang. E ka nisur marrëdhënien me aplikacionet duke punuar me Nokian. Një aplikacion i Nokias, Livescore, mban emrin e tij. Atëherë ishte 17 vjeç dhe bashkëpunimin me kompaninë e ka mbajtur për disa vite, duke zhvilluar lojëra të ndryshme në telefon.
E ardhmja e tij ishte shënuar tashmë për t’u marrë me teknologjinë, por Shqipëria po bëhej e ngushtë për synimet dhe sidomos trajtimin e të ashtuquajturve gjeni të informatikës. Kina dukej si mundësia e artë dhe vazhdimi i masterit atje u kthye në objektiv. Ofertat për të kanë qenë nga më të ndryshmet madje edhe nga Apple, por tani kompania ku punon e frymëzon.
Tashmë, ndërsa përfundon studimet, është i vetmi i huaj në një kompani të njohur kineze të përdorimit të biçikletave me pagesë. Dëshira e tij është ngjitja drejt Microsoft, por deri atëherë Ardit Dine ia ka dalë të jetë i riu që nëpërmjet teknologjisë të realizojë veten në vendin ku ajo ka më shumë kuptim.

Studenti i UBT-së, Benjamin Gecaj është futur në listën e personave që do të punojë për platformën sociale “Instagram”, falë një marrëveshjeje të arritur mes palëve.
Gecaj deri tek bashkëpunimi ka ardhur, pasi ai ka arritur që për disa muaj të gjejë mangësi në sistemin e Instagram-it. Në këtë mënyrë fillimisht ishte shpërblyer me 25 mijë dollarë, por kompania ka kërkuar që studenti në fjalë të jetë pjesë e stafit të kompanisë.
Gecaj është nga fshati Llaushë i Komunës së Skënderajt, si dhe ndjek studimet në vitin e parë në Fakultetin Shkencat Kompjuterike në UBT. Shkathtësitë dhe atributet e tjera ai thotë t’i ketë arritur falë këtij institucioni të arsimit të lartë.
Deri më tani, ai është i vetmi student shqiptar që ka arritur të punësohet në këtë kompani, si dhe është një nga miliona përdorues të Instagram-it, që ka arritur të përmirësojë gabimet e kësaj platforme, thuhet në njoftimin për media të këtij kolegji në Prishtinë.

“Ofertën e kam pranuar me kushtet që më kanë ofruar, tani do të filloj në intership me pagesë, ndërsa në muajt në vazhdim do të punoj në mënyrë të rregullt. Kam për detyrë të bëj analiza e raporte të ndryshme në rajonet e Evropës, konkretisht në pjesën e Ballkanit, dhe për mua është një arritje shumë e madhe. Ligjëratat e mbajtura dhe në përgjithësi studimet në UBT kanë meritë për suksesin që po arrij”, ka theksuar Gecaj.
Ndërkohë ai ka thënë se do të vazhdojë të punojë edhe më tepër, në mënyrë që të gjejë mangësi të tjera në platforma të tjera sociale.

E kanë quajtur “Gjeni”: Aleksandër Bello
 ka mbaruar studimet në gjimnazin “Harry Fultz” në Tiranë dhe aktualisht punon në kompaninë WhatsApp, në Karolinën e Veriut.

E gjitha filloi me dëshirën e madhe të Aleksandrit për të studiuar në Amerikë ku u pranua dhe zgjodhi të studionte në institutin “California Institute of Technology”, afër Los Angelos-it.

Gjatë vitit të parë ai fitoi përvojën si inxhinier në shtetin e Brazilit ku shprehet se ka qenë shumë e vlefshme për të vazhduar më pas me hapa “gjigand” dhe të pikasej pastaj nga Kompania “WhatsApp”.

Për specialistin me origjinë shqiptare aplikacioni WhataApp preferohej shumë madje shprehu interes të përfshihej pikërisht në kohën që në Amerikë nuk përdorej shumë. Kjo ide e tij i bashkangjitet faktit se mundësia për sukses dhe ngritje në karrierë është më e mirë kur e fillon në kompani që janë të vogla, dhe këtë bëri.

Ai nisi si pjesë e një intershipi në atë kompani dhe kjo shënoi kulmin e karrierës së deritanishme ku për të mbetet një moment i mrekullueshëm dhe i rëndësishëm.

Prej 2 vitesh që pjesë e WhatsApp, detyra e tij është në pozicionin e  inxhinierit, dhe ka të bëjë me kujdesin ndaj serverave që shërbejnë për shpërndarjen e mesazheve. Gjithashtu kujdeset edhe për sigurinë e komunikimeve verbale.


Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI/ E enjte 5 korrik 2018: VAPA nuk NDALET! Temperaturat deri ne 36 GRADË do të...
Previous article Spanja vendos rregull të ri, zgjedh për herë të parë Miss një transgjinore

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT