• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA E DETIT/ Bushati: Mbyllet së shpejti, pakti i drejtë. Bashkëqeverisja me opozitën, i qëndrojmë…
Home
Intervista

MARRËVESHJA E DETIT/ Bushati: Mbyllet së shpejti, pakti i drejtë. Bashkëqeverisja me opozitën, i qëndrojmë…

4 July, 2018 F.autor Intervista, Politikë, Shqipëri

Për ministrin e Europës dhe Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, kjo ka qenë një nga periudhat më të ngjeshura në karrierën politike, siç ishte çështja për hapjen e negociatave dhe diskutimet intensive me Greqinë për ndarjen e detit.

Në bashkëbisedimin me studentë dhe pegadogë të UET, ministri Bushati theksoi se shtyrja e vendimit për hapjen e negociatave për në qershor të vitit 2019, ka ardhur si pasojë e faktorëve ndërkombëtarë brenda BE-së, por edhe nevojës që vendi ynë të bëjë më shumë mbi kriteret e vendosura, ku veçoi reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ka nevojë për më shumë reforma. Do ketë nevojë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjithashtu edhe klima konfliktuale politike e jona e dëmton këtë proces dhe kjo është një veçori që e kemi vetëm ne”-tha Bushati.

Ndërsa komentoi edhe qëndrimin pro të 25 vendeve të BE-së dhe hezitimit nga tre shtete të tjera që në vetvete janë një ristrukurim edhe brenda BE-së dhe jo çdo gjë në lidhje me negociatat varej nga ecuria e reformave në vendin tonë.

Pyetjes së nëse do të ishte më e lehtë bashkëqeverisja me opozitën si kanë bërë shumë vende të Europës, për hir të çështjeve të integrimit, ministri Bushati iu përgjigj se: “Bashkëqeverisja është një term kompleks, personalisht nuk do të nuk i qëndroj kësaj pikpamje dhe e rëndësishme eshtë t’i qëndrojmë linjave të marrëveshjes të majit të vitit 2017.

Në funksion të jetësimit të këtij fakti, mendoj se do të duhet çdo lloj skarifice nga të dyja forcat politike”.

Çështja mjaft e nxehtë e marrëveshjes me greqinë, ka ndezur debatet dhe “teoritë konspirative” në të dyja vendet, por për ministrin Bushati shumë shpejt do të ketë një konkluzion mes palëve, për të pasur marrëveshje të drejtë.

“Për herë të parë në një dosje dokumentash të shkëmbyer me palën greke kemi vendosur në tavolinën e bisedimeve pretendimet tona. Po shkojmë në një marrëveshje të drejtë në ndarjen e detit”-tha Bushati.

Ministri theksoi se ka pasur diskutime të gjata teknike mes palëve, ndërsa si kritere kryesor është vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2009 që rrëzonte marrëveshjen e parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Boll më ku*vë"/ Fanset e Butrintit iu hodhën në fyt, Kiara Tito merr vendimin e papritur
Previous article Ronaldo drejt Juventusit/ Presidenti Perez merr vendimin PËRFUNDIMTAR

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT