Një 21 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident rrugor në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Qafë Gjashtës.
I riu po udhëtonte me një motor, i cili është goditur fillimisht një makinë e drejtuar nga një shtetas i huaj dhe më pas një makinë tjetër tip Benz.
Për pasojë, Armand Gjinika nga fshati Gjashtë, ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.


