• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VETTINGU DHE REFORMA NË DREJTËSI/ Nënkryetari i LSI: Janë bërë si mejhane korrupsioni të…
Home
Shqipëri

VETTINGU DHE REFORMA NË DREJTËSI/ Nënkryetari i LSI: Janë bërë si mejhane korrupsioni të…

4 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Nenkryetari i LSI Luan Rama sulmon reformen ne drejtesi duke e cilesuar ate si nje “mejhane korrupsioni”.

Nga ana tjeter Rama i LSI nuk ka munguar te akuzoje dhe Prokuroren e Pergjithshme te perkoheshme Arta Marku si arrogante dhe me mungese respekti ndaj Vettingut.

Postimi i plote i Luan Rames:

Vetingu si mejhane korrupsioni!

Edhe sot, prokurorja zëvendësuese e Prokurorit të Përgjithshëm, alias Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, ndryshe prej Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, nuk e paraqit para Komisionit të Vetingut!

Nuk u paraqit edhe pse e dinte paraprakisht rezultatin!

Arrogancë, mungesë respekti për institucionin e vetingut, frikë prej paaftësisë për t’u ballafaquar sepse nuk di të flasë, kompleks inferioriteti, mungesë vetëdijeje për autoritetin që përfaqëson!

Shkurt, monument i mediokritetit qē mbrohet nga qeveria!

Natyrisht që ligji ia njeh të drejtën e përfaqësimit edhe me avokat! Por, avokati nuk mund t’a përfaqësojë e të përgjigjet në emër të Prokurorit të Përgjithshëm, për ato elementë të vlerësimit në procesin e vetingut, që kanë të bëjnë me përmbushjen e detyrës së lartë në krye të organit të akuzës, si për shembull, lidhur me transferimet, komandimet apo uljet ne detyrë të shumë prokurorëve apo edhe për ç’organizimin e Prokurorisë, intimidimin dhe cënimin e pavarësisë profesionale!

Pra janë çështje për të cilat duhej e mund të përgjigjej vetëm ajo, pasi avokatja e saj, nuk disponon çertifikatë sigurie për t’u njohur me informacione që për shkak të detyrës i di vetëm zonja Prokurore që kryen detyrën e Prokurores së Përgjithshme!

Ndërsa, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, apo më thjeshtë për lexuesit, Komisioni i Vetingut, edhe pse i poshtëruar dhe i pakonsideruar qoftë edhe formalisht me mosparaqitjen para tij të Prokurores së Përgjithshme, u shfaq i mjerë, si për të na thënë se vetingu është një mejhane korrupsioni që ka përfshirë edhe ndërkombëtarët e ONM-së, të paaftë të mbrojnë e garantojnë integritetin e procesit!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vëllai i Eskobarit lëshon alarmin: Mund të vrasin edhe Sançezin
Previous article AKSIDENT NE SARANDE/ Motori përplaset nga dy makina, në GJENDE TE RENDE 21 vjeçari

g.autor

Postime të ngjashme

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT