• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇËSHTJA E “AUDIOPËRGJIMIT”/ Krimet e Rënda dërgojnë DOSJEN në Britani. Procedura do të vijojë në…
Home
Aktualitet
Drejtësi

ÇËSHTJA E “AUDIOPËRGJIMIT”/ Krimet e Rënda dërgojnë DOSJEN në Britani. Procedura do të vijojë në…

4 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi, Kronikë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur që të dërgojë në Mbretërinë e Bashkuar audiopërgjimin e publikuar nga PD-ja për vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Shkak për këtë ndryshim kursi të organit të akuzës së Krimeve të Rënda, është bërë procedura e tejzgjatur e përgjigjes së letërporosisë së dërguar në Itali për audiopërgjimin.

Burimet thonë se përgjigjja e britanikëve mund të jetë më e shpejtë në lidhje me audio-përgjimin, ndonëse mbi të është ndërhyrë apo është i manipuluar ose jo.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda e dërgoi në Itali audiopërgjimin mbi vëllanë e ministrit Xhafaj. Në këtë audiopërgjim pretendohet se Agron Xhafaj flet me një person tjetër, të identifikuar si Albert Veliu.

Ky i fundit, i kërkon atij t’i sigurojë një sasi kanabisi për ta trafikuar jashtë vendit. Duke qenë se ka dyshime se Agron Xhafaj mund të jetë përfshirë në trafik narkotikësh, Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon verifikimin pasuror të tij në Shqipëri.

HETIMI

Për Agron Xhafajn ka një vendim penal nga gjykata italiane dhe ai u është dorëzuar autoriteteve atje, pas sulmeve të njëpasnjëshme të PD-së. Nga ana tjetër, Albet Veliu, i cilësuar si dëshmitari X, pretendon se e njeh Xhafajn që në Itali, para shumë vitesh dhe pasi ai ra në burg, Agron Xhafaj nuk u interesua më për të.

Veliu gjendet në Kosovë, kur u ndalua para disa javësh dhe është në proces azili politik. Deri më tani, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda janë thirrur për dëshmi Albert Veliu, i njohur si “Dëshmitari X” në video, dy deputetët e PDsë, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, si edhe Gazment Bardhi.

Gjithashtu, në Prokurori është pyetur edhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili mendohet se ka kryer përgjimin. Të dhëna për “Ermalin” ka dhënë vetëm Albert Veliu dhe në bazë të të dhënave të tij po kryhen verifikimet. Më herët, në Prokurori ka qenë edhe vëllai i ministrit Xhafaj, që ka dhënë versionin e tij për ngjarjen dhe ka lënë një regjistrim të zërit për krahasim me përgjimin. Agron Xhafaj pretendon se zëri nuk është i tiji dhe se përgjimi i publikuar nga PD-ja është montazh. Ai është nisur drejt Italisë, ku ka shkuar me avokatin për të zgjidhur çështjen e dënimit në Itali.

PROCEDIMET

Kujtojmë se Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi që të bashkojë dy çështjet për audio-regjistrimin. Kështu, kallëzimi i Agron Xhafajt për “kallëzim të rremë” ndaj tre zyrtarëve të PD-së në Prokurorinë e Tiranës iu bashkua procedimit të nisur kryesisht me akuzat e PD-së për përgjimin e vëllait të ministrit Xhafaj.

Nga ana tjetër, vazhdojnë kërkimet për personin e përmendur në përgjim, me emrin “Ermal”. Nuk dihet nëse ai është trafikant droge apo efektiv policie, por kërkimet për të vazhdojnë në Vlorë. Nga ana tjetër, Albert Veliu, personi kyç që mendohet të ketë kryer audio-përgjimin, gjendet ende në Kosovë, ku ka kërkuar strehim politik.

Autoritetet kosovare po bëjnë të gjitha procedurat e nevojshme sipas ligjeve në fuqi, për t’i garantuar azilin Veliut nëse provon se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Ai u ndalua një muaj më parë në Shtime të Kosovës, së bashku me të birin. Nëse nuk provohet se në Shqipëri i rrezikohet jeta, Albert Veliu do të kthehet në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETTINGU/ Pas Edmond Islamaj, radha e anëtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza. Pritet të...
Previous article Trafik organesh te Barcelona! Mëlçia e re e Abidalit u ble në mënyrë të paligjshme

g.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Skënder Hita i dorëzon familjes së Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, medaljen e "Mirënjohjes" Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Skënder Hita i dorëzon familjes së Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli, medaljen e "Mirënjohjes"

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Zbërthehen kompjuteret e Armand Shakajt, gjenden prova për kriptomonedhat Aktualitet

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Zbërthehen kompjuteret e Armand Shakajt, gjenden prova për kriptomonedhat

PAS ZJARRIT NË MALIN E SHËNGJINIT/ Shpërthejnë edhe tre vatra të tjera në Lezhë Aktualitet

PAS ZJARRIT NË MALIN E SHËNGJINIT/ Shpërthejnë edhe tre vatra të tjera në Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT