• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU/ Pas Edmond Islamaj, radha e anëtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza. Pritet të…
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU/ Pas Edmond Islamaj, radha e anëtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza. Pritet të…

4 July, 2018 g.autor Aktualitet, Drejtësi

Pas Edmond Islamaj do të jetë radha e një tjetër anëtari të Gjykatës së Lartë, që do të kalojë në sitën e vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka caktuar datën 10 korrik për Admir Thanzën. Trupa gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Thanza mori këtë detyrë pas përfundimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, në prill të vitit 2013. Ai është lindur në Shkodër dhe është diplomuar në vitin 1992 me titullin Jurist, pranë Universitetit të Tiranës, në Fakultetin e Drejtësisë.

Me një përvojë të gjatë si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, prej vitit 1992 – 2006, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë gjatë periudhës 2006-2009 dhe Gjykatës Kushtetuese 2009-2013, Thanza ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë prej vitit 2004 deri në vitin 2009, vit në të cilin u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Krahas ushtrimit të detyrës së gjyqtarit, ai ka qenë pedagog i jashtëm pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, dega drejtësi, në Shkodër dhe në Universitetin jopublik Europian të Tiranës, në të Drejtën Civile, por dhe në Universitetin “Justiniani I”, në të Drejtën Kushtetuese.

Ndërkohë, Edmond Islamaj doli para KPK-së më 5 qershor dhe vendimi për konfirmimin në detyrë u dha pas dy ditësh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shpërthen Maradona: Kolumbia u grabit nga një arbitër hajdut
Previous article ÇËSHTJA E "AUDIOPËRGJIMIT"/ Krimet e Rënda dërgojnë DOSJEN në Britani. Procedura do të vijojë në...

g.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Droga në Rinas, identifikohet njëri prej të arrestuarve, si tentoi t’u shmangej kontrolleve Aktualitet

EMRI/ Droga në Rinas, identifikohet njëri prej të arrestuarve, si tentoi t’u shmangej kontrolleve

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Situata drejt normalizimit, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Situata drejt normalizimit, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR PRRENJAS-LIBRAZHD/ Guri u shkëput nga shpati i kodrës dhe i merr jetën 42-vjeçarit që lëvizte me makinë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR PRRENJAS-LIBRAZHD/ Guri u shkëput nga shpati i kodrës dhe i merr jetën 42-vjeçarit që lëvizte me makinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT