• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHOFERI I XHAFAJT U GJET ME PLUMB NË KOKË/ Hetimet ZBULOJNË: Kishte pirë vetëm DY…
Home
Breaking News

SHOFERI I XHAFAJT U GJET ME PLUMB NË KOKË/ Hetimet ZBULOJNË: Kishte pirë vetëm DY…

3 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kamerat e sigurisë të Gardës së Republikës konfirmojnë faktin se Shkëlzen Qordja, kishte hyrë brenda ambienteve të institucionit i vetëm rreth orës 6 e 45 minutat të mëngjesit të 30 Qershorit.

Detaje të reja janë mësuar rreth vetëvrasjes së mistershme të Shkëlzen Qordja, gardisti i cili u gjet i pajetë mëngjesin e 30 Qershorit brenda institucionit të rëndësisë së veçantë.

Nga regjistri i hyrje-daljeve të shërbimit të Gardës së Republikës, 31-vjeçari Qordja kishte hyrë në ambientet e brendshme rreth orë 6 e 45 minuta të mëngjesit. Kjo gjë është fiksuar edhe nga kamerat e sigursë të, cilat vërtetojnë se i ndjeri ishte i vetëm në automjetin tip Hyundai.

Më pas mbetet ende e paqartë se, në çfarë ore u krye akti nga Qordja, ndërsa në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Brendshme pohohet se, viktima u gjet i pajetë rreth orës 9 e 30 të ditës së shtunë.

Ndërkohë nga dëshmitë e dy shokëve të Shkëlzen Qordjas, vërtetohet se ata kishin frekuentuar dy lokale të ndryshme në kryeqytet, një ditë para se të ndodhte ngjarja e rëndë, e deri në e para të mëngjesit të asaj të shtune.

Viktima, sipas miqve të tij, kishte konsumuar vetëm dy birra, duke hedhur poshtë variantin se, ai mund të ketë qenë i dehur në momentin e vetëvrasjes. Brenda automjetit, i cili ishte i mbyllur nuk u gjetën avuj alkooli dhe kjo gjë u vërtetua nga ekspertiza mjeko-ligjore, ku 31-vjeçari nuk kishte nivel të lartë të alkoolit në gjak. Sipas prokurorisë, aparati telefonik i Shkëlzen Qordjas ishte i pambyllur me kod sigurie.

Nga kqyrja e tabulateve telofonike, por edhe atyre të mesazheve që ishin regjistruar në aparatin celular të viktimës, grupi hetimor nuk ka konstatuar biseda me nivel të rënduar emocional.

Edhe familjarët e 31-vjeçarit e konfirmojnë këtë fakt. Ata deponuan se, nuk kishin parë asnjë shqetësim te Shkëlzeni dhe nuk dinin që djali i tyre të ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

Një nga pistat që po hetohet së fundit nga grupi hetimor është edhe ajo e vetëvrasjes nga pakujdesia, gjë që mbetet për t’u vërtetuar deri në përfndim të çështjes të nisur nga Prokuroria e Tiranës. /abcnews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sekreti i jetëgjatësisë qëndron tek këmbët! Flasin mjekët: Një posturë e mirë nis...
Previous article Me këto 10 veshje do të dukeni më e nxehtë se vetë vera (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT