• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUR HAJDUTIN E LË NË “BALTË” VETJA/ Rastet e rralla kur BANORËT “futën” në kurth vetë GRABITËSIT
Home
Breaking News

KUR HAJDUTIN E LË NË “BALTË” VETJA/ Rastet e rralla kur BANORËT “futën” në kurth vetë GRABITËSIT

3 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ngjarja e sotme në Semëz të qytetit të Librazhdit, ku një hajdut bënte “kërdinë” duke vjedhur dyqane dhe duke kontrolluar shtëpitë në lagje të ndryshme ka shqetësuar opinion publik, duke ngritur pyetjen e rasteve të shumta të këtij lloji.

Sot në mesditë lajmi se një hajdut (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur akoma) mori shumë vëmendje. Djali që bënte “inventar” darkë për darkë në shtëpitë e banorëve është pikasur nga një kamer e cila dukshëm nxjerr detajin e hajdutit.

Lajmi për Hajdutin në Librazhd (1)

Por sa raste ka patur të këtij lloji kur banorët e dinin se dikush kryente vjedhje, ose qoftë edhe që hajduti është “ndaluar/pikasur” nga vetë banorët?

ALPENews.al do t’jua sjellë mëposhtë listën e plotë.

Rasti i Parë – Sarandë 2015

Ky ndoshta është një prej rasteve më të “çuditshëm” që mund të përmendim në këtë listë vjedhjesh. Në fillim-vitin 2015 banorët e fshatit Nivicë, të Sarandës kapën tre grabitës të cilët kishin ngrënë dhe kishin fjetur tek banesa ku kishin kryer aktivitetin e tyre të vjedhjes.

Policia i arrestoi menjëherë pas të dhënave që morën nga qytetarët të cilët raportuan për ngjarjen.

Nga raporti i Policisë së Sarandës doli që tre personat kishin kryer disa grabitje me radhë gjatë atyre muajve në fshatin Nivicë.

Rasti i Dytë – Fushë Arrëz 2017

Pasi kishin thyer disa xhama të banesave, dhe të një servisi celularësh hajdutët në qytetin verior kishin çmontuar automjetin e nënkryetarit të Bashkisë së qytetit duke vjedhur kështu pjesët më të shtrenjta (për t’i shitur diku tjëtër).

Por ngjarja është raportuar po përsëri nga banorët, të cilët kanë telefonuar Policinë për zhurmat e shumta që kanë shkaktuar hajdutët.

Nënkryetari i Bashkisë, Ndue Doda posedonte një automjet tip “Mercedes-Benz” CClas të kushtueshëm, dhe mënjëherë pas ngjarjes i kërkoi hetime të sakta ministrit të Punëve të Brendshme të asaj kohë, Saimir Tahirit.

Rasti i Tretë – Shkurt 2018

Hajdutët në fshatin Petresh të qarkut të Elbasanit kanë qenë këtë radhë “kërcënimi” më i fortë për banorët e fshatit. Ata kanë vjedhur gjethët e disa prej familjeve, të cilat thonë se kanë hyrë në stallë dhe nuk kanë gjendur asgjë.

Një lopë kushton 100-150 mijë lekë të reja dhe fshatarët e kanë të pamundur t’i blejnë sërish, aq më tëpër kur grabitësit nuk janë ndaluar dhe rreziku që ata të kthehen sërish është i madh.

Disa prej personave të pyetur kanë deklaruar se i njohin këta hajdutë të cilët kryejnë vjedhje të përhershme në fshat, por Policia kërkon më tepër detaje për t’i kapur ata.

/AlpeNews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BASHA U "FRYMËZUA" NGA SALVINI/ Deputeti i PD: Bushati i frikësuar nga deklaratat e ministrit italian për mafien sepse...
Previous article Këngëtarja shqiptare sapo i HABITI të gjithë, lë muzikën për t’u bërë MURATORE... (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT