• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA E EMRIT TË RI/ Ministri grek Kamenos: Nuk do të lejoj që të nënshkruhet pakti i…
Home
Rajon

ÇËSHTJA E EMRIT TË RI/ Ministri grek Kamenos: Nuk do të lejoj që të nënshkruhet pakti i…

3 July, 2018 g.autor Rajon

Marrëveshja për t’i dhënë fund polemikave për emrin midis Greqisë dhe Maqedonisë është në rrezik pas deklaratës së ministrit grek të mbrojtjes, i cili tha se do të përpiqet ta bllokojë atë.

Deklarata nxjerr në pah njëkohësisht brishtësinë e koalicionit qeverisës të Greqisë, një vit para zgjedhjeve.

Me një shumicë të vogël në parlament, kryeministri Aleksis Cipras do të ketë nevojë për mbështetjen e shtatë ligjvënësve të ministrit Panos Kamenos për marrëveshjen mbi emrin për t’u ratifikuar.

Por të martën në një konferencë shtypi, ministri i Mbrojtjes Kamenos tha se ai e refuzon marrëveshjen për të emërtuar republikën ish-Jugosllave “Maqedonia Veriore”.

“Për mua është një marrëveshje e keqe, nuk e pranoj, dhe do të përpiqem ta bllokoj”, tha ai.

Këto ishin komentet e tij të para që pas nënshkrimit të marrëveshjes së debatueshme më 17 qershor.

Marrëveshja nuk do të shtrohet për ratifikim në parlamentin grek para fundit të vitit.

Koalicioni i zotit Cipras tani mbështetet nga vetëm 152 ligjvënës në parlamentin me 300 vende, pasi dy deputetë të partisë së djathtë Grekët e Pavarur të Kamenosit dhanë dorëheqjen nga partia muajin e kaluar.

Por marrëveshja për të përdorur emrin “Maqedonia Veriore”, e cila duhet të ratifikohet nga të dy vendet, është pritur keq në të dy anët e kufirit. Në Shkup, presidenti maqedonas Gjorge Ivanov po kërcënon t’i vërë veton procesit parlamentar, duke e quajtur ndryshimin e emrit “akt kriminal”.

“Ne nuk do ta lejojmë (këtë) marrëveshje, pa miratimin e popullit grek, gjë që bëhet në dy mënyra, ose me zgjedhje ose me referendum,” tha zoti Kamenos të martën.

Partia e zotit Kamenos është në koalicion në qeveri me Syrizën e majtë të zotit Cipras që nga viti 2015. Me zgjedhjet që priten para fundit të vitit 2019, administrata është mjaft dobët në anketat e opinionit, pjesërisht kjo si pasojë e reformave ekonomike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROPOZIMI/ Administrata Trump do të heqë udhëzimet në favor të MINORITETEVE në universitete
Previous article PROPOZIMI PËR GJYKATËN E LARTË/ Presidenti Trump paralajmëron datën: Do të vendos me...

g.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT