• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËDHËNIET ME MALIN E ZI/ Rama takon Markoviç: Nuk do të ngrejmë GARDHE për EMIGRANTËT
Home
Shqipëri

MARRËDHËNIET ME MALIN E ZI/ Rama takon Markoviç: Nuk do të ngrejmë GARDHE për EMIGRANTËT

3 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Praktika e ndjekur me qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë, është jetësuar edhe me fqinjët tanë Veri-Perëndimor.

Dy kabinetet qeveritare të Shqipërisë dhe Malit të Zi janë mbledhur në Shkodër në të parën mbledhje të përbashkët.

Takimi është finalizuar me nënshkrimin e 6 marrëveshjeve, përfshirë atë të hapjes së pikës kufitare Zogaj Skje.

Edi Rama: “Vendosëm për hapjen e kësaj pike dhe shumë shpejt do të hapim një tjetër”.

Intesifikim të lëvizjeve në këto pika dhe jo ngritja e gardheve për të ndaluar kalimin e emigrantëve ilegalë pavarësisht fluksit që ka ardhur dhe mund të vijë në rritje në hapësirat e të dy shteteve, ishte mesazhi që dhanë të dy Kryeministrat Edi Rama dhe Dushko Markoviç në konferencën e përbashkët për shtyp.

Kryeministrat nënvizuan disa herë se mes dy vendeve si rrallë në Ballkan mes fqinjëve, nuk ka asnjë çështje që kërkon zgjidhje. Si urë që lidhë dy vendet ata vleresojnë komunitetet në të dy anët e kufirit.

E vetmja pikë ku kërkohet më shumë punë, është rritja e shkëmbimeve tregtare, çka u diskutua dhe në një forum biznesi me përfaqësues nga të dy vendet.

Modelin e suksesshëm me turizmin por dhe eksperiencën me procesin e çeljes së negociatave që ka Mali i Zi, Rama thotë se duhet ta ndjekim. Ndërsa Markoviç mendon se Shqipërisë duhet t’i ishin hapur negociatat që këtë vit.

“Përvoja jonë me negociatat, është në dispozicion. Nuk jemi të kënaqur t’i hapë negociatat në 2019, donim të hapeshin këtë vit”.

Miqve malazezë kabineti qeveritar do jua kthejë vizitën, vitin e ardhshëm në Podgoricë ku është caktuar mbajtja e mbledhjes së radhës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BANDA E SHQIPTARËVE QË SHISTE DROGË E DIAMANTE/ Videoja që i NXORI "zbuluar". Shoferi i furgonit ikën duke...
Previous article Bes Kallaku luan në filmin amerikan krahas yllit të kinemasë dhe duhet ta shihni trailer-in për ta besuar (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer Politikë

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT