Një operacion i quajtur “Sottobosco” është finalizuar mëngjesin e sotëm në shtetin italian ku kanë rënë në pranga një grup i madh personash të përfshirë në tregun ndërkombëtar të drogës, dhe të kokainës.
Lajmi u bë i ditur nga mediet italiane, ndërkohë që nga fotografitë e publikuara nga institucioni i karabinierëve të degës së Ferrarës.
U deshën dy vjet që karabinierët italianë të Ferrarës të zbulonin se nga i merrnin urdhërat kushurinjtë Dervishi dhe Klodian Alushku bashkë me personat e tjerë të përfshirës.
ORGANIZIMI I BANDËS
“Koka” e bandës mendohet të jetë marokeni Mohamed Jarmouni i cili kishte kontakte me të gjithë kushurinjtë Alushku dhe Klodianin. Marokeni i përfshiu në këtë grup për shkak se kushurinjtë kishin dëshirë që të merreshin me punë të këtij lloji. Kështu thuhet në burimet e brëndshme të investigimit të arrestimit të personave.
Policia studioi të gjithë rrugët që ndërmerrnin personat e implikuar në këtë bandë. Dy herë në muaj kushurinjtë Alushku bënin rrugë deri në Holandë duke bërë dërgesa dhe blerje kokaine që shkonin deri në 35 mijë euro për sasi.
Gjithashtu bëhet i ditur se grupi kriminal funksiononte në formë piramide ku në krye të saj qëndronte marokeni Jarmouni.
Lajmi për “Kokën” e Grupit (1)
OPERACIONI
Operacioni u finalizua sot me 22 arrestime, kapjen e 7 kilogramëve kokainë e 28 mijë euro në kartëmonedha, ekzekutuar nga 140 karabinierë, të ndihmuar nga tre njësi qensh dhe një helikopter, në provincat e Ferraras, Bolognas, Modenas, Parmës, Mantovës, Brescias, Pisas, Firenzes e Agrigentos.
Lajmi për të prangosurit Shqiptarë (1)
Përveç marokenëve, në pranga përfunduan edhe shqiptarët Dëfrim, Enver, Haxhi e Besnik Dervishi, plus Klodian Alushku, që kishin kontakte me Holandën, ku merrnin furnizimin me kokainë. Veç tyre, edhe bashkëpunëtori i ngushtë Olsi Iviku, si dhe Shkëlzen Cani, Shpëtim Fili, Arjan Temaj e Festim Hoxha.
VIDEOJA
Mëposhtë duken disa pamje nga viti 2016 ku një furgon i bardhë me targa të paidentifikuara ndryshon “shoferin” brenda dhjetë sekondave.
Personi i cili sjell autoveturën pranë furgonit mendohet të jetë një nga shqiptarët Dervishi.


