• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TARIFAT E SHTRENJTA NË RINAS/ Çështja e “AEROPORTIT” në Parlament. Debate mes deputetëve…
Home
Shqipëri

TARIFAT E SHTRENJTA NË RINAS/ Çështja e “AEROPORTIT” në Parlament. Debate mes deputetëve…

3 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Shqetësimi se aeroporti i Rinasit ka tarifat më të larta në rajon, ka zbritur edhe në Parlament.

Deputetë të të dy kaheve politike socialistë dhe demokratë, bëhen bashkë kur vjen çështja të biletat me çmime të kripura që paguajnë qytetarët që udhëtojnë nga Shqipëria në vende të tjera.

“Penalizohemi te pika e parë e kontaktit, pra ai zbret nga shtëpi, shkon te kompania e parë e udhëtimeve dhe shikon që çmimet janë të larta qëkur fluturon. Dhe kjo e bën që të kalojë tek oferta e dytë, e tretë”, thotë deputeti i PS Ervin Bushati.

“Tarifat e larta të aeroportit janë arsyeja kryesore pse biletat e fluturimeve nga Rinasi janë shumë më të larta se ato në rajon”,shprehet Agron Shehaj, deputet i PD.

Për deputetët, penalizimi i parë për tarifat aeroportuale disa herë më të larta se në aeroportet e vendeve fqinjë, vjen për sektorin e turizimit, çka sjell dëme të mëdha në rritjen ekonomike të vendit, e më pas varfëron e bën të pamundur lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.

Ervin Bushati: “Çdo i huaj që vjen në Shqipëri, në rrugë kryesore do të shohë fluturimin. Pra aeroportet si në çdo vend të botës janë porta kryesore për të hyrë në një vend”.

Ligjvënësit konstatojnë se Rinasi është një ndër aeroportet e vetme që ka çmime të tilla dhe se Shqiperia ka një pozicion tepër favorizues të koncesionarit sa i përket fitimeve që ai realizon.

Agron Shehaj: “Kompania koncesionare është një biznes privat duke operuar në kushtet e monopolit, vendos në interes të vet tarifat, edhe në dëm të pasagjerëve”.

Ministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri i kanë kërkuar përmes një letre koncesionarti që të rishikojë pozicionin ekonomik në tarifat e vendosura, pasi fitimet e tij kanë dalë jashtë skenarit bazë të lejuar fillimisht në kontratë. Në letër konstatohet se kthimi mbi kapitalin ka një normë 6.7 herë më të lartë, ndërsa është siguruar një shtim i tij me 1.96 miliardë Lekë, gjë e cila duhet të ishte reflektuar në ulje të tarifave.

Ervin Bushati: “Të ketë vazhdimësi negociatash dhe presion nga ana e qeverisë, pra mos lihet me kaq. Sepse kemi parë shpesh që ndodh që ngrihet një problem i tillë, fillon një komunikim dhe lihet në mes. Unë do doja që ky lloj komunikimi, pra negociimi që është nisur tashmë të vazhdojë dhe të ketë frytet e duhura”.

Agron Shehaj: “Është detyra e autoriteteve publike që të bëjnë presion ose të ushtrojnë kontrolle dhe të monitorojnë situatën. Të kërkojnë uljen e çmimeve të biletave. Kjo është një gjë që ne kërkojmë vazhdimisht, e kërkojmë edhe në Komisionin e Ekonomisë”.

Vetë Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar që të hartohet një metodologji e saktë për llogaritjen e tarifave. Qeveria nga ana e saj ka nisur procedurat për të kontrolluar koncesionarin mbi mënyrën se si ka aplikuar deri më sot çmimet ndaj kompanive të fluturimit dhe është duke përzgjedhur një konsulent financiar për këtë çështje.

Rinasi aplikon tarifa deri në 3 herë më të larta për kompanitë ajrore, taksa parkimi, mirëmbajtja apo perpunimi të pasagjerëve, çka përkthehet gjithashtu në rritje të çmimit të biletave të pasagjerëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KALIMI I KOLAPSIT GJERMAN/ Pas marrëveshjes së CDU-së së Merkelit ja kush do t'i bashkohet...
Previous article Edhe pas këtij incidenti, Stresi nuk e ndalon konsumimin e marihuanës. Shikoni çfarë i ka ndodhur (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer Politikë

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT