• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shtatë shenjat e çuditshme që tregojnë se vuani nga migrena
Home
Shëndet

Shtatë shenjat e çuditshme që tregojnë se vuani nga migrena

21 November, 2017 F.autor Shëndet

Nëse vuani nga kjo e fundit, e dini shumë mirë që termi dhimbje nuk është ai i duhuri për t’u përdorur në rastin e migrenës.
Ka dy lloje dhimbje koke, është ajo e zakonshmja, është dhe migrena. Nëse vuani nga kjo e fundit, e dini shumë mirë që termi dhimbje nuk është ai i duhuri për tu përdorur.

Dhimbja nga migrena është paralizuese. Por duke lënë menjanë dhimbjen e fortë të kokës, migrena shoqërohet gjithashtu edhe me simptoma të tjera të çuditshme. Do të ndjeni sytë tuaj në mënyrë të pazakontë dhe një aftësi nuhatëse jo normale.

Vizione të paqarta

Mund të keni momente gjatë të cilave ju duket se shihni fasha drite, që mund të jenë gati-gati verbuese, të cilat në fakt janë rezultat i një iluzioni vizual që ndodh brenda trurit tuaj. “Është si një pyll në flakë, i cili digjet dhe e lë tokën të shkretë”, shprehet Mark Green drejtori i një qendre spitalore në New York. Green thotë se lobi optik i trurit aktivizon nervat dhe më pas rrëzohet jashtë, gjë që krijon fashat e dritës dhe më pas episodin e errësirës.

“Ndonjëherë njerëzit mendojnë se është vetëm një sy ai që provon këtë ndjesi”, thotë Joseph Safdieh, neurolog në një tjetër qëndër spitalore në New York, “por është një iluzion i gabuar, pasi nëse provoni të zini me dorë syrin e majtë për shembull do të vazhdoni të shihni dritën më syrin e djathtë”, përfundon ai.

Marramendje

Shumë njerëz përjetojnë një marrje të tmerrshmë mendsh, një ndjesi sikur dhoma po rrotullohet aq shumë saqë ju duket sikur do të rrëzohen nëse nuk ulen. Shpesh këto marramendje, shoqërohen edhe me të përziera. Rastet e migrenës pothuajse përherë shoqërohen me marrje mendsh të forta.

Dhimbje therëse

Hulumtimet tregojnë se në disa momente aktivizohen disa nerva që ju bëjnë të ndjeni dhimbje aq therëse sa ju duket sikur ju shpojnë gjilpëra. Pas kësaj nervat shkojnë në përgjumje gjë që ju shkakton mpirje. Pra keni ndjesinë e shpimit therës, pas të cilit vjen një ndjesi mpirjeje që zakonisht ndjehet tek duart.

Ndjeshmëri e lartë në prekje

Ashtu sikurse kur digjemi nga dielli, në disa zona të caktuara shqisore, shkaktohet një dhimbje e mprehtë kur prekim dicka me dritë. Kjo gjendje shkaktohet nga enët e nxehta të gjakut, të cilat turbullojnë nervat dhe shkaktojnë dhimbje në tru dhe shpinë.

Fytyrë “qesharake”

Gjendja e fytyrës, gojës, gjuhës mund t’ju pengojë në të shprehur dhe t’ju njollosë ligjeratën. Gjithashtu mund të shfaqni vështirësi dhe në të kujtuarit e fjalëve. “Kjo gjë bëhet shqetësuese më pas, sepse mund të rrezikohet ose bëhet fjalë për tumor ne tru ose goditje të tij. Nëse shenjat janë këto, është e nevojshme dhe urgjente një konsultë me një mjek”, shprehet Alexander Mauskop, drejtor dhe themelues i “New York Headache Center”.

Aroma të pakëndshme

Aromat të cilat nuhasni, mund t’ju duken të rënda dhe ju shkaktojnë përzierje. Nuk jeni të vetmit, pothuajse të gjithë njerëzit që vuajnë nga migrena përjetojnë të njëjtën ndjeshmëri të tepruar nuhatëse. Fatkeqsisht kjo nuk i bën biskotat e sapopjekura më të shijshme. Në vend të kësaj, një pjesë e trurit mbingarkohet në zonën e nuhatjes duke bërë dhe stomakun tuaj, më të ndjeshëm.

Ndjeshmëri e lartë ndaj diellit

Ekspozimi në ambjente shumë të ndritshme dhe me diell, nuk do t’ju ndihmonte të parandalonit dhimbjet. Ekspozimi ndaj diellit i jep sinjale nervave tuaj optikë, të cilët i dërgojnë sinjale trurit për të aktivizuar receptorët e dhimbjes. Mekanizmi është aq i fuqishëm saqë të verbërit që vuajnë nga migrena, e vuajnë tmerrsisht këtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rama ka një lajm të mirë për fermerët/ Mbështetje gjatë vitit 2018
Previous article Presidenti çek takohet sot me Putinin, Kievi i shqetësuar

F.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT