Stina e verës në Tiranë nisi me super evente dhe duket se kështu do të vazhdojë deri në fund. Pas dy koncerteve madhështore në fillim të muajit Qershor që shënuan edhe përurimin e Teatrit të Hapur, në 1 dhe 3 qershor në sheshin “Skënderbej”, një tjetër lajmërohet.
Në datën 25 Qershor Sheshi “Skënderbej” do të digjet nga energjia e divës Eleni Foureira.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryetari i bashkisë Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në Instagram ku shkruan:
Pas @ritaora dhe @ermalmetamusic një tjetër shqiptare që po shkëlqen me muzikën e saj vjen në Tiranën tonë 🇦🇱 Ajo është @foureira në datë 25 Korrik në Sheshi Skenderbej së bashku me shumë artistë të tjerë në një mbrëmje të paharrueshme në Coca-Cola Summer Fest! 🔆🥁🎉🎸🎶
AlpeNews.al


