• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU/ KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Prokurorisë Shkodër VATE SATKA
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU/ KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Prokurorisë Shkodër VATE SATKA

3 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Vatë Staka, prokurori i  Shkodrës e ka kaluar me sukses Vetingun dhe është rikonfirmuar në detyrë. Vendimi sapo u dha nga KPK-ja.

Trupa gjykuese përfaqësohej nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja.  Prokurori Vatë Staka është bërë pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit të tij për një post në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ai e ka filluar karrierën si prokuror i seksionit ushtarak në Shkodër ndërsa vazhdon të ushtrojë detyrën në Prokurorinë e të njëjtit rreth gjyqësor.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Vatë Staka për vitet 2003-2016.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Vatë Staka zotëronte vetëm një shtëpi banimi private të ndërtuar në vitin 1993 dhe të deklaruar në vlerën 280 mijë lekëve në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë.

Në fund të vitit 2016, pasuria familjare e prokurorit të Shkodrës kap vlerën e 5.6 milionë lekëve, ku përfshihen likujditete bankare në vlerën e 5.3 milionë lekëve si dhe shtëpia private e ndërtuar në 1993.

Të ardhurat familjare për periudhën 2003-2016 të prokurorit Staka kapin vlerën e 20.6 milionë lekëve.

Pjesa kryesore e të ardhurave përbëhet nga rroga e tij dhe e bashkëshortes, ndërsa 1.5 për qind zihet nga interesat bankare.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit.

Në rastin e zotit Staka iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik 13 vite të deklarimit, nga të cilat vetëm një deklaratë rezultoi me probleme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Shpërthimi" i ambasadave para 28 viteve, Paloka tregon strategjinë e Ramës: E gënjen mendja nëse…
Previous article Rashford: Jam i frustruar te Manchester United, pasi Mourinho ka 20-25 lojtarë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

AFRIM TOLA PARAQITET NË SPAK/ Ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend çfarë kam bërë 18 vite më parë Aktualitet

AFRIM TOLA PARAQITET NË SPAK/ Ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend çfarë kam bërë 18 vite më parë

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT