Një sherr mes disa personave në Kamëz ka çuar në arrestimin e tre personave.
Shtetasit janë përfshirë në një konflikt masiv me njeri tjetrin ku nuk ka munguar as përdorimi i armeve.
Ndërkohe disa prej tyre janë proceduar edhe për dhunë në familje.
Policia bëri të ditur se shtetasit e vënë në pranga për sherrin ne Kamëz janë S. S., E. Gj., dhe S. S., vjeç 20, 46 e 53, banues në Kamëz.


