Në emisionin “Dita e 8” e gazetarit Alfred Peza, gazetarja Mirela Milori ka folur mbi debatin e muajve të fundit, atë të Teatrit.
“Me teatrin është luajtur, dhe është luajtur “teatër”. Kam njëzetë vjet në këtë profesion, dhe kam nisur që kur Edi Rama ishte Ministër Kulture dhe e mbaj mend të gjithë debatin që është bërë asokohe me Violeta Manushin, me Luftar Pajën e të tjerë.
Por jemi në këtë pikë, nuk është marrë parasysh pjesa emocionale. Këto njerëz që nuk marrin as kazmën, as lopatën, asnjë gjë. Me këta njerëz duhej folur. Negociatat e vetme më artistët ishte të paktën le të shëmbet, por të bëhet teatër funksional që nga fishat ekzistuese duke u bërë më zhvillimore. PD luajti lojën “e ka kush e ka” kukafshehti, lojën që ka bërë gjatë gjithë kohës në opozitë. Kur artistët kishin nevojë për ndihmë, dhe për mbështetje artistët PD nuk i mbështeti.
Mendoj që marrëveshja që është bërë në tavolinë është se Teatri do të prishet. Pavarësisht vlerësimit që mund të kenë artistët për artin e tyre, të paktën atë vlerë që morën nga paraardhësit e tyre ta tregojnë që e dinë akoma dhe ta vënë në zbatim, u shpreh Milori.


