Ylli Ibraliu ka 7500 metra tokë arë në Baldushk. Për këtë pasuri ai ka edhe një certifikatë pronësie.
Edhe pse në certifikatë ai ka 7500 metra në terren ka vetem 6500 metra pasi sipas pretendimit te zotit Ylli vëllai , i cili është dhe kufitari i tij, i ka marre 1000 metra tokë më shume.
Për të shmangur konfliktin me vëllain ai i drejtohet Njësisë Administrative Baldushk për t’i venë në dispozicion një topograf që te masë token e te 2 vëllezerve pasi secili duhet te ketë nga 7500m2.
Mungesa e nje topografi pranë Njësisë Administrative Baldushk ka lënë prej 2 vitesh vëllezërit në konflikt.
DIALOGU
Gazetarja- Çfarë të bëjë zotëria për të zgjidhur këtë konflikt sepse është me një dokument pronësie që ka 7500 metra ndërkohë që në terren ka vetëm 6500.
Njësia Administrative Baldushk- Duhet t’i drejtohet policisë , të ankohet në polici për pushtim toke.
Gazetarja-Në momentin që zotëria shkon në polici për pushtim toke, ju shkoni në terren për të thënë, që është e vërtetë që i është futur vëllai 1000m?
Njësia Administrative Baldushk- Policia duhet të marri inxhinier topograf privat, sepse ne s’kemi inxhinier topograf.
Gazetarja-Policia nuk është e detyruar fare të marrë inxhinier topograf.
Njësia Administrative Baldushk– Unë kaq di të sqaroj.
Gazetarja-Ndalojmë një moment këtu, zotëria merr një inxhinier topograf të licensuar, shkon edhe një përfaqësues i juaj në terren…
Njësia Administrative Baldushk- Edhe i policies.
Gazetarja- Absulutisht edhe i policisë, çfarë duhet të gjitha gjërat. Shkon në terren dhe thotë kufiri është këtu, e përcakton ai në terren 7500metra. Do bëhet lirimi i pronës pastaj që është zaptuar?
Njësia Administrative Baldushk- Atë se di, nuk di gjë. Ka bërë njëherë ankesë kemi shkuar kemi bërë verifikimet del sipas hartës treguese del më pak.
Gazetarja-Ju, jeni në dijeni të faktit që zotëria ka 1000metra më pak?
Njësia Administrative Baldushk- Po, sipas matjeve të përafërta që ne kemi bërë pas ankesave që bërei zotëria.Vëllai për sa shohim ne dokumentacionin, për sa kemi bërë verifikimin në terren i ka hëngër këtij 1000metra, i ka pushtu pronën që ky e ka me çertifikatë 7500 metra. Zotëria dokumentacionin e ka përfundu në rregull. Në terren vëllai ka hyrë te pjesa e tij sipas këtij gent plani.


