Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e së shtunës në Tiranë, aty ku gardisti 31 vjeçar Shkëlzen Qordja vrau veten me armën e shërbimit. Ai ishte gjithashtu shoferi i ministrit Xhafaj.
Sot, AlpeNews.al, ishte në shtëpinë e Shkëlzenit, aty ku kishte “pllakosur” heshtja. Familjarët dhe miqtë e tij, ende në shok nuk mund ta besonin atë që kishte ndodhur me 31 vjeçarin.
“Shkëlzeni, njihej si tip i dashur e i qeshur, kurrë s’ka qënë problematik”, thanë fqinjët.
“Muajt e fundit kam ndenjur shpesh me të, dhe nuk kam parë asnjë shenjë nga ai që të më bënte të dyshoja. Rrinim shpesh tek lloto e lagjes bashkë”, u shpreh një miku i tij.
AlpeNews.al, dje zbuloi se mëngjesin e së shtunës, para se të ndodhte ngjarja, Shkëlzeni i ka dërguar një mesazh familjes, përmbajtja e të cilit ka qënë një lamtumirë për familjen e tij dhe një “Më fal” për nënën e tij.
Të njëjtat burime, thanë për AlpeNews.al, se 31 vjeçari kishte pasur borxhe dhe dyshohet se kjo ishte një nga arsyet.
Rrjedha e ngjarjes:
Pista e parë ku u hetua ishte ajo se Shkëlzeni kishte dy ditë që ishte pezulluar nga puna, por këshilltari i ministrit të Brendshëm e mohoi menjëherë këtë duke thënë se ai ishte në detyre funksinale.
Pas ekspertizës së parë u zbulua se 31 vjeçari kishte vrarë veten duke përdorur armën tip automatic MP5, qe ishte edhe arma e tij e shërbimit.
“Garazhi ishte i mbyllur nga brenda dhe gardisti ka qëlluar veten 3 herë, me anë të asaj që quhet “Qitje me Breshëri”, thuhej në ekspertizë.
Dje u bë e ditur se Shkëlzeni kishte festuar një natë me para deri në orët e vona, para se të merrte vendimin tragjik për jetën e tij. Eksperiza mjeko ligjore bëri me dije detajin tragjik se nëse ai do kishte mbërritur pak më herët në spital, do kishte mundur të shpëtonte.
Burimet bëjnë me dije se 31 vjeçari pas disa ditësh do të fejohej, fakt ky, që e bën vdekjen e shoferit të ministrit akoma dhe më enigmatike.
I riu ka qënë duke festuar në një nga pubet më të njohura të Tiranës dhe rreth orës 4 të mëngjesit është larguar.
Grupi hetimor po punon ende mbi shkaqet, që sollën ngjarjen tragjike.
/AlpeNews.al





