Mesa duket ashtu si edhe vitet e tjera, maturantët shqiptarë vazhdojnë të mos i kenë mirë punët me matematikën.
Në ndryshim nga rezultatet e nxjerra nga provimi i gjuhës së huaj dhe atij të gjuhës shqipe, rezultatet në matematikë tregojnë që 60% e maturanteve janë te nivelit te dobët.
Gjashtë për qind të maturantëve kanë ngelur duke mos kaluar dot pragun e 10 pikëve. Ndërsa sa i përket notave dominuese në vlerësimin e provimit të matematikës rezulton të dominojnë 5 dhe 6.
Kjo për drejtuesit e Qendrës së Shërbimeve Arsimore është një shifër që tregon nivelin relativisht të dobët të nxënësve në këtë lende.
Sa i përket shifrave të maturantëve ekselentë, shifrat tregojnë që 6.7 % e tyre i kane marrë të gjitha piket.
Ndërkohë, 27 gjimnazistë e kanë dorëzuar testin të bardhë duke marrë zero pikë.


