• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Jeta luksoze e gruas së Millosheviç “vetëm me pension”
Home
Rajon

Jeta luksoze e gruas së Millosheviç “vetëm me pension”

2 July, 2018 k.autor Rajon

Mirjana Markoviç, e veja e diktatorit famëkeq dhe kriminelit Sllobodan Millosheviçit, vetëm pak ditë më parë u dënua me një vit burg për shpërdorim detyre gjatë ndarjes së një apartamenti në Beograd.
Për kë dhe pse u caktua ky apartament, kjo është më pak e rëndësishme në këtë rrëfim, por është shumë më e rëndësishme që i gjithë procesi zgjati 15 vjet. Gjatë gjithë kësaj kohe, Mirjana jeton në një pjesë luksoze të Moskës, duke gëzuar azil politik. Në fakt, ajo iku nga Serbia pak para vrasjes së kryeministrit Zoran Xhinxhiç.

Herë pas here, ajo do të shfaqej në mediat serbe, më së shpeshti do të fliste për disa procese të montuara dhe të motivuara politikisht, por e gjithë kjo vepron nga një distancë e sigurt në Rusi.

Edhe kur banesa dhe toka e vajzave të saj u ofruan në një ankand publik për mos pagesën e borxheve, Mirjana nga Moska tha se ua morën banesën përmes mashtrimit. Kur publiku pyeste se si vajza e Millosheviçit, pa një përvojë pune serioze, zotëron banesa në vlerë qindra-mijëra euro, askush nuk ofroi sqarime konkrete, transmeton KP.

Kur media serbe pyeti se si e veja e Sllobodan Millosheviqit jeton me 620 dollarë në muaj, aq sa është pensioni i saj, miku i saj Dragan Antiq tha se ajo shpenzon paratë në mënyrë racionale dhe nuk del as në shopping.

“Mira është grua modeste. Çfarë mendoni ju, se asaj i nevojiten para për shopping? Këto janë të gjitha marrëzira”, thotë Antiq dhe shton se ajo madje nuk paguan as qiranë.

“Çfarë banese? Kjo nuk është shtëpia e saj. E kujt është? Për këtë pyetni Putinin”, tha ai.

Për këtë arsye, edhe sot janë aktuale akuzat se Millosheviqi me familjen e tij plaçkiti miliona të tërë gjatë sanksioneve ekonomike dhe luftërave të viteve 1990. Duke gjykuar nga informacionet në dispozicion të publikut, i biri i Millosheviçit, Marko ishte kryesori dhe përgjegjës për gjithë këtë.

Marko do të blinte legalisht sasi të mëdha cigaresh në Bullgari që do të bëheshin “në mënyrë magjike mobilie për eksport” kur hynin në Serbi dhe kështu zhduken midis dokumenteve. Cigaret më pas do të rishiteshin në tregun e zi dhe fitoheshin miliona të tërë.

Ish-shefi i doganave të Serbisë, Mihalj Kertes, në procese të stërzgjatura gjyqësore u dënua me tre vjet burg për dërgimin ilegal të parave jashtë vendit, ndërsa ai e mbrojti veten duke thënë se po blinin lëndë djegëse dhe pajisje për Serbinë, e cila në atë kohë ishte nën sanksione.

Kontrabanda e tillë ishte jashtëzakonisht e rrezikshme për të cilën të gjithë ishin të vetëdijshëm. Sidomos kur Radovan Stojiciç ‘Baxha’, një nga policët dhe kriminelët më të rrezikshëm të ish- Jugosllavisë, u vra në nën rrethana të paqarta në një restorant, ndërsa shërbeu si Ministër i Punëve të Brendshme. Ai njihej se ishte i lidhur mirë me elementë të ndryshëm kriminalë, dhe flitej se ishte një ‘specialist’ për kontrabandë të cigareve dhe kjo si një person me besimin më të madh të Millosheviçit.

Kur u pa se ishte vetëm çështje ditësh kur Zoran Xhinxhiç dhe Vojisllav Koshtunica do të largonin Millosheviçin, Sllobo dhe kompania e tij nisën të fshihnin gjurmët. Në prill të vitit 2000, u vra kreu i kompanisë jugosllave të transportit ajror Zhivorad Petroviç, i cili ishte përgjegjës për largimin e parave nga vendi, pasi ai mund të dëshmonte se Millosheviç kishte fshehur paratë nga kontrabanda. Vetëm pak muaj më vonë filluan protesta masive dhe diktatori serb humbi pushtetin.

Familja e tij po fshihet sot në të gjithë botën. Sipas mediave serbe, Marko po punon në shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik. Nuk është e qartë për askënd ajo që ai po bën atje, por duket se nuk po i ecën keq.

Vajza Maria jeton në Mal të Zi dhe drejtësia e atjeshme e mbron nga ekstradimi në Serbi, nën akuzat se ka shtënë nga një revole gjatë arrestimit të babait të saj.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Salvini: Injoroj Bashkimin Europian për fëmijët tanë, mafiozëve ju them se festa mbaroi
Previous article Kontrata për “Kosovën e Re” të rishikohet, por jo nga njerëzit që e bënë atë

k.autor

Postime të ngjashme

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm Rajon

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar Rajon

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë Rajon

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT