Sapo ka ngrohur koha dhe adhuruesit e riteve në natyrë nuk kanë dashur të çojnë dëm një ditë të tillë.
Një ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve sot në rrugën Librazhd-Elbasan. Një çift duket se ka qenë krejtësisht i zhveshur lakuriq diku në anë të lumit Shkumbin. Jo vetëm kaq por çifti ka tërhequr edhe vëmendjen për veprimet që kanë kryer.
Por teknologjia bën të vetën. Dikush ka mundur të fiksojë ndonjë foto dhe pa hezituar e kanë nisur në adresën tonë.
Ja çfarë shkruan dërguesi:
Përshëndetje Infoelbasani. Sot po udhëtoja nga Librazhdi për në Elbasan kur diku larg në bregun e Shkumbinit më zë syri një çift krejt lakuriq. Ishin vetëm atje mezi dukeshin. Me siguri po bënin gjëra turpi, sepse edhe lëvizjet atë tregonin. Bëra ja dy foto dhe po jua nis. Sikur nuk kanë vend tjetër edhe këta po lën nam ven e pa vend.
Duke marrë në rezervë këto foto për origjinalitetin, ne gjithsesi po i publikojmë për të përcjellë më shumë mesazhin se akte të tilla janë të dënueshme në Shqipëri.



