Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Beratit, ku dy ballkone të një pallati kanë rënë.
Mësohet se ballkonet e katit të dytë dhe të tretë janë shkëputur gjatë natës, duke terrorizuar banorët e ndërtesës. Në momentin e ngjarjes në lagjen “30 vjetori”, nuk ndodhej asnjë banor në ballkon.
Sakaq këta të fundit janë alarmuar duke dalë nga shtëpia, teksa ndërtesa ishte përfunduar së ndërtuari në vitin 1994.



