Është i shtati gazetar që vritet pëgjatë vitit 2018, gjatë një fushate zgjedhore të mbushur nga dhuna e pashembullt. Mbi 130 viktima, pjesa më e madhe, politikanë. Në Meksikë janë 89 milionë qytetarë që votojnë në këto zgjedhje për të zgjedhur presidentin e ri. Populisti i së majtës “Amlo” duket më i favorizuar.
Dhuna në Meksikë nuk ndalet. Vetëm disa orë pas hapjes së votimit një gazetar u vra në Stat të Quintana Roo, në juglindje të vendit.
José Guadalupe Chan u vra gjatë natës ndërmjet të enjtes dhe të premten, ndërsa ai ishte në një bar të komunitetit indigjen të Felipe Carrillo Puerto. Vrasësi i tij hyri në dhomë.
Me 45 viktima që nga viti 1992 (vlerësimi i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve), Meksika është vendi i tretë më i rrezikshëm në botë për gazetarët. E tejkaluar vetëm, në renditjen e “Reporterëve pa Kufij” nga Siria dhe Afganistani, dy shtete në luftë.


