• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U KAP DUKE VJEDHUR NË MES TË DYQANIT/ Kush është zyrtarja shqiptare që u NDALUA nga policët…
Home
Aktualitet
Drejtësi

U KAP DUKE VJEDHUR NË MES TË DYQANIT/ Kush është zyrtarja shqiptare që u NDALUA nga policët…

1 July, 2018 g.autor Aktualitet, Drejtësi

Ministria e Arsimit së Kosovës ka pushuar nga puna një zyrtare të lartë, pasi dyshohet se është kapur duke vjedhur në një dyqan në Bruksel, gjatë një vizite zyrtare në kryeqendrën e Bashkimit Evropian, delegacion në të cilin merrte pjesë edhe vetë ministri Shyqiri Bytyqi.

Televizioni 7 nga burimet merr vesh se fjala është për Igballe Cakaj, e cila është udhëheqëse e sektorit të trajnimeve në Ministrinë e Arsimit.

Për rastin ka folur edhe vetë ministri Bytyqi, i cili ua ka konfirmuar mediave atë, dhe ka thënë se me të marrë informatën ka suspenduar zyrtaren në fjalë.

Merret vesh se Igballe Cakaj në një qendër tregtare kishte hyrë për të blerë rroba, një pjesë të së cilave e kishte paguar, por pjesën tjetër dyshohet se e kishte fshehur në çantë.

Gjatë asaj kohe, Cakaj ishte përcjellë vazhdimisht nga sigurimi i dyqanit dhe gjithçka është kapur gjithashtu nga kamerat e sigurisë.

Sigurimi mësohet se kishte pritur, derisa zyrtarja kosovare ka provuar të dalë nga dyqani me rrobat e vjedhura dhe e kanë ndaluar duke ia marrë ato.

Sigurimi më pas kishte ftuar Policinë e cila e kishte intervistuar zyrtaren e MASHT-it, e cila më pas është liruar dhe i ishte ribashkuar delegacionit.

Për më tepër, delegacioni mësohet të ishte alarmuar dhe kishte filluar ta kërkojë atë, pasi nuk kishin pasur informacione për një kohë se ku ndodhej ajo.

Së pari për këtë zyrtare ka raportuar KTV’ja, e cila ka shkruar se e njëjta zyrtare ishte ndalur edhe nga policia belge.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje tronditëse që ndodhi në Bruksel, ndiqni lajmet qendrore në Televizionin 7, në orën 19:30.

Gjatë kësaj jave, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka udhëhequr një delegacion të MASHT’it që ka marrë pjesë në takimin e 7-të ministror në kuadër të Platformës së Ballkanit Perëndimor për Arsim, Trajnim, Hulumtim dhe Inovacion.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U RIBASHKUAN KËTO?/ Postimi i Afronës për Bleron na habiti të gjithëve: Çdo çift ka ...
Previous article NDRYSHIMET NË DEKLARIMIN E TATIMEVE/ Drejtoria e Përgjithshme: Bizneset afat deri më 16 Korrik për të...

g.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT