• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NDRYSHIMET NË DEKLARIMIN E TATIMEVE/ Drejtoria e Përgjithshme: Bizneset afat deri më 16 Korrik për të…
Home
Ekonomi
Portret

NDRYSHIMET NË DEKLARIMIN E TATIMEVE/ Drejtoria e Përgjithshme: Bizneset afat deri më 16 Korrik për të…

1 July, 2018 g.autor Biznes, Breaking News, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vemendje se data 10 korrik 2018 është afati i deklarimit të librave të shitjes dhe blerjes për tatimpaguesit me qarkullim 2-5 milionë lekë, të përfshirë në skemën e TVSH-së që prej datës 1 Prill 2018.

Tatimpaguesit, duhet të mbajnë në konsideratë se të dhënat e blerjeve dhe shitjeve regjistrohen në librat e shitjes dhe blerjes në baza mujore.

Dorëzimi i librave kryhet në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit e-Filing, nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik që ka vetë subjekti, në rubrikën “Librat e Shitjes dhe Blerjes”. Brenda datës 10 Korrik duhet të deklarohen librat e shitjes dhe blerjes për periudhat tatimore Prill, Maj dhe Qershor.

Në Librin e Shitjes, tatimpaguesi, duhet të regjistrojë në mënyrë kronologjike çdo faturë tatimore shitjeje të lëshuar prej jush, si dhe përmbledhjen e qarkullimit ditor të memorizuar të pajisjes fiskale në një shifër të vetme mujore. Po kështu, në Librin e Blerjes, tatimpaguesi regjistron çdo faturë blerje malli me dhe pa TVSH, sipas kolonave përkatëse.

Totalet e të dhënave, të regjistruara në librat e shitjes dhe blerjes, plotësohen në rubrikat përkatëse të Deklaratës mujore të TVSH-së, e cila është e thjeshtuar. Ajo dorëzohet po në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit e-Filing.

Deklaratat e muajve Prill, Maj dhe Qershor duhet të dorëzohen brenda datës 16 Korrik 2018.

Për mënyrën e plotësimit dhe deklarimit elekronik të librave të shitjes dhe blerejes si dhe deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së, ju mund të klikoni në linkun:

Për çdo paqartësi apo problem, ju mund t’i drejtoheni shërbimit Live Chat ose të telefononi në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 të Qendrës së Thirrjeve. Një operator do t’ju ofrojë asistencë në kohë reale, nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe e premte ora 08:30-16:00.

Administrata Tatimore, ju fton të vizitoni edhe “Këndin e Asistencës”, i dedikuar për biznesin e vogël, që ndodhet në sportelet e Shërbimit për Tatimpaguesit në të gjithë vendin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KAP DUKE VJEDHUR NË MES TË DYQANIT/ Kush është zyrtarja shqiptare që u NDALUA nga policët...
Previous article PËRMBYTJA E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE/ Reagon Luan Rama: Skandali i radhës, kryeministri kërkon...

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD Aktualitet

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT