• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ARTHRYL”, përgjigjja e të gjitha lutjeve kundër osteoartrozës së gjurit
Home
Shëndet

“ARTHRYL”, përgjigjja e të gjitha lutjeve kundër osteoartrozës së gjurit

30 June, 2018 F.autor Aktualitet, Shëndet, Sociale

Artroza ose më mirë osteoartroza është një patologji që prek sistemin muskuloskeletik. Ajo karakterizohet nga brejtja me kalimin e viteve e kërcit që ndodhet në zonën ku bashkohen kockat midis tyre. Ndërkohë që osteoartroza mund të ndodhë në çdo nyje, osteoartriti i gjurit është forma më e zakonshme e shfaqjes së saj. Në fakt, osteoartroza është më shumë një proçes,sesa një sëmundje dhe gjithashtu është një nga shkaqet më të shpeshta të humbjes së aftësive fizike të njeriut.

Personat më të goditur janë ata mbi 45 vjeç, por dhe mosha më të reja. Gjithashtu, mund të preken meshkujt dhe femrat. Artroza është forma më e shpeshtë e artritit dhe shkaku më i shpeshtë i paaftësisë në botë. Pas gjunjëve, më të prekur janë baçini, bërrylat dhe kolona. Shfaqja kryesore klinike e sëmundjes është dhimbja. Dhimbja shkakton kufizime të lëvizjes dhe të aktiviteteve të përditshme duke dëmtuar kështu cilësinë e jetës së pacientit, me impakt social dhe ekonomik.

Por, një sëmundje që deri tani ka patur si kurë ushqimin, sportin dhe metoda të tjera alternative, tashmë e ka një armik dhe ky quhet ARTHRYL. Ky i fundit është produkti më i ri i prezantuar nga kompania “Mylan”, që vepron në Shqipëri dhe Kosovë.
Arthryl® përmban glukozaminë sulfat kristalinë farmaceutike, duke u përputhur kështu me të gjithë udhëzuesit më të fundit klinikë në trajtimin e kësaj sëmundje. Kush e thotë këtë? Këtë e thonë ekspertët dhe specialistët më të mirë në fushën e osteoartrozës, të cilët bashkë me prof. dr. sc. Marco Paoloni, Shefi i Departamentit të Anatomisë dhe Histologjisë, Mjekësisë Ligjore dhe Ortopedisë në universitetin “La Sapienza” në Romë, një autoritet që spikat në fushën e osteoartrozës, mbajtën një leksion profesional në Tiranë, mbi rolin e glukozaminë sulfat kristalinës në trajtimin e osteoartrozës.

Prof. dr. sc. Marco Paoloni paraqiti gjithashtu rezultatet e studimeve klinike, të cilat provojnë se vetëm glukozamin sulfat kristalina farmaceutike, për shkak të formulës së saj të qëndrueshme, tregon efikasitet në trajtimin e osteoartrozës dhe, për pasojë, është i regjistruar si bar që redukton dhimbjen, përmirëson funksionin artikular dhe redukton në mënyrë të dukshme progresin e sëmundjes, duke reduktuar eventualisht nevojën për ndërhyrje kirurgjikale për shkak të ndryshimeve pozitive në kartilagun kockor. Qëllimi kryesor i trajtimit është reduktimi i dhimbjeve, përmirësimi i lëvizshmërisë dhe ngadalësimi progresiv i sëmundjes.

Një nga sfidat më të mëdha në trajtimin e osteoartrozës së gjurit është që të arrihet një periudhë e gjatë e qëndrueshme remisioni, pa progres të sëmundjes.
Mjekët specialistë në trajtimin e osteoartrozës, gjatë prezantimit janë shprehur se Arthryl®, do të kontribuojë për një efekt më të mirë në trajtimin e kësaj sëmundjeje. Përshkrimi specifik i barit ndihmon në lehtësimin e simptomave të formave të lehta deri mesatare të osteoartrozës së gjunjëve. Bari është i efektshëm në trajtimin e dhimbjeve kronike, por jo për dhimbjet akute. Rezultatet e studimeve klinike kanë treguar se lehtësimi i simptomave, veçanërisht të dhimbjes, zakonisht arrihet pas dy deri tre javëve mjekimi të vazhdueshëm. Arthryl® jepet nga goja, në trajtën e granulave të tretshme në ujë dhe do të mund ta gjeni në të gjitha farmacitë gjatë gjysmës së muajit qershor, pa nevojën e recetës mjekësore.

Faleminderit “Mylan”, që kujdesesh për të ndihmuar njerëzit, që të jetojnë një jetë më të shëndetshme, duke iu ofruar produkte inovative me cilësi të lartë për vendosjen e standardeve të reja në kujdesin mjekësor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbardhet prapaskena/ “Kërkoi zëvendësimin, sepse Helga ishte vetëm në dhomë” (VIDEO)
Previous article Mbappe e ka "zemrën të artë"/ Të gjitha fitimet nga botërori do ti dërgoi për...

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT