• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAOSI NË DURRËS/ Çfarë po ndodh me GRABITJET. Nga POSTA, tek Prokuroria që… (DETAJE)
Home
Breaking News

KAOSI NË DURRËS/ Çfarë po ndodh me GRABITJET. Nga POSTA, tek Prokuroria që… (DETAJE)

30 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mbrëmjen e së enjtes u bë e ditur se ishte grabitur posta e Durrësit.Ndonëse nuk u dhanë shumë detaje u bë e ditur se ishte bërë i mundur arrestimi i autorëve.
Mirëpo, sot pas dy ditësh detaje të reja kanë dal në dritë, e jo vetëm që grabitësit nuk janë arrestuar por janë shpallur dhe persona në kërkim.

Kjo nuk është hera e parë që Durrësi tronditet nga grabitje të tilla e të pazbardhura. Këto të fundit nuk konsiderohen vjedhje të zakonshme pasi autorët duket që kanë qëllime të tjera që kanë të bëjnë me problemet e tyre me drejtësinë, pasi vjedhja nuk bëhet për para.

Çfarë ndodhi para dy ditësh dhe zbardhja sot:
Autorët pasi kanë marrë tre kasaforta në postë, janë larguar me një makinë të vjedhur në Lushnje më 16 qershor dhe targa të vjedhura zonën e Laçit më 27 qershor, pra një ditë para grabitjes.

Në ndjekje të tyre është vënë një efektiv i policisë së Durrësit, i cili për pak sa nuk ka rrezikuar jetën. Burime policore bëjnë me dije se motori me të cilin udhëtonte efektivi Julian Kastrati është përplasur nga makina e grabitësve dhe për pasojë ai është rrëzuar, duke u dëmtuar në këmbë. Por jo vetëm kaq, ata kanë qëlluar në drejtim të tij edhe me armë.

Pasi janë siguruar se e kanë shmangur policinë e kanë braktisur mjetin tek vaskat e peshkut dhe janë arratisur.

Posta sekrete e Prokurorisë
Nëse kthehemi një muaj pas, kujtojmë se më datë 8 Maj u dhunua edhe posta sekrete e Prokurorisë. Autorët grabitën postierin, që po çonte dokumentat.
“U grabita nga dy persona te maskuar afer prokurorise ne nje rrugice, nderkohe qe po coja posten”, tha ai.

Prokuroria e Durrësit
Po në 24 Maj,
është bastisur gjatë natës prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës nga persona të paidentifikuar që kanë hyrë në zyrat e prokurorëve dhe kanë marrë prej andej dokumente e materiale të ndryshme.

Denoncimi u bë nga pastruesja e cila sapo ka mbërritur në punë ka pikasur dyer e dëmtuara të prokurorisë.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Maradona nuk heq dorë: Ky mund të jetë Botërori i Messit
Previous article Nëse doni të largoheni nga vendi, ja cilat janë destinacionet që j'u sugjerojmë

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT