Nëse një prej ëndrrave tua është që të jetosh jashtë vendit me kushte më të mira dhe cilësi të jetës më të mirë, atëherë mund të i konsideroni këto vende të listuara më poshtë.
Arsyet për emigrim mund të jenë të shumta, si nga problemet me politikat e qeverisë, ose çfarëdo situate tjetër.
1. Norvegjia ky shtet është i ranguar në vendin e parë për shumë arsye. Konsiderohet si vendi me njerëzit më të lumtur në botë. Cilësia e jetës është shumë e mirë, si dhe edukimi është në një cilësi shumë të mirë.
2- Australia: Ky shtet është një prej vendeve që më së shumti jep para për edukim, dhe është ndër vendet që më së shumti është favorit në mes emigrantëve në shtete të ndryshme.
3- Zvicra: Zë vendin e tretë në mes vendeve më të mira në botë për të jetuar, për shkak se shumica e popullit kanë punë, si dhe ky vend ka sistemin më të mirë të shëndetësisë.
4- Gjermania: është në vendin e katërt dhe njihet si njeri prej vendeve më të mirë në botë për edukim.
5- Danimarka: Njihet si një prej vendeve më të mira për të jetuar për shkak të barazisë që ekziston në mes të gjitha komuniteteve për të jetuar, dhe për shkak të kualitetit të lartë të jetës.
6- Singapori: Konsiderohet një prej vendeve më të pasura në botë, që ofron mundësi të mëdha për zhvillimin e karrierës.
7- Holanda: Është një prej vendeve më të mira në botë për të punuar për shkak të orarit të punës së shkurtuar.
8- Irlanda: Përveç një kulture shumë të pasur dhe pamjeve perfektë të natyrës, Irlanda është një prej shteteve që ka më së paku probleme rreth pabarazisë gjinore si dhe një prej vendeve ku dhuna ndaj gruas është shumë e vogël, për të mos thënë fare.
9- Islanda: është një prej shteteve të njohura për cilësinë e jetës, shpresën për jetë, që i bënë të lumtur të gjithë qytetarët e vet.
10- Kanadá: Ky shtet është i njohur për shkak të edukimit superior, shëndetësisë së mirë si dhe gjysma e popullsisë së këtij vende janë të diplomuar.


