Në Kukës janë gjetur dy predha të kalibrit të rëndë. Predhat janë të kalibrit 60 dhe 120mm. Ato janë gjetur në lagjen numër 3 pranë dy pallateve. Forcat e policisë kanë evakuar banorët dhe kanë marrë në ruajtje zonën e veprimit. Pritet të shkojnë forca xheniere nga Tirana.
Forcat xhenere kanë larguar predhat nga zona. Predhat dyshohet të jenë marrë nga ish repartati ushtarak nga fëmijët për tu shitur për skrap.


