Një trevjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi po luante me të motrën kukafshehtas.
Vogëlushi, i quajtur Marcel, gjatë lojës është munduar të fshihet brenda në lavatriçe, ku kishte arritur nga brenda që të mbyllte edhe derën.
Ngjarja ka ndodhur më 18 qershor në Slupsk të Polonisë. Prindërit e tij filluan të kërkonin për të, kur nuk e dëgjuan më të luante.
Babai i tij, emri të cilit nuk është bërë publik, e gjeti Marceli të mbyllur brenda rrobalarëse në banjë dhe lajmëruan menjëherë ambulancën.
Kur mjekët arritën, gjendja e trevjeçarit ishte kritike. Falë përpjekjeve të tyre, Marceli arriti të dërgohej në spitalin më të afërt, por vdiq 6 orë më vonë.
Nga autopsia u zbulua se ai kishte vdekur nga asfiksia, për shkak të mungesës së oksigjenit në rrobalarëse.
Ndërkohë, sipas medieve është ngritur një hetim mbi këtë rast dhe prindërit e tij mund të akuzohen për vrasje pa dashje.


