• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT/ Rama: Nuk humbëm 12 muaj, por kemi 12 muaj punë. Asnjë kusht shtesë
Home
Shqipëri

NEGOCIATAT/ Rama: Nuk humbëm 12 muaj, por kemi 12 muaj punë. Asnjë kusht shtesë

29 June, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Kryeministri Rama shprehet i vendosur për të vijuar me reformat në vendin tonë, dhe thellimin e punës për përmbushjen e prioriteteve në ato drejtime që janë përcaktuar në tekstin e Këshillit të BE për avancimin me negociatat. Në një takim e strukturat e integrimit në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, kreu i qeverisë tha se ndonëse Shqipëria nuk mori hapjen imediate të negociatave, por çeljen e negociatave në një afat prej 12-muajsh, ky është një vlerësim pozitiv.

Ai theksoi se Komisioni Europian do të nisë menjëherë procesin përgatitor, në mënyrë që Shqipëria të mos humbë kohë në drejtim të procesit të integrimit në BE.

“Ka qenë jo një çudi, por në njëfarë mënyrë një surprizë befasuese për ne, që të gjithë kanë bërë edhe më shumë se çdo të ishte mjaft për të thënë se ne e bëmë tonën. Në mënyrë të veçantë dua të nënvizoj atë që në 72 orët e dallgëve të larta të procesit fillimisht në Luksemburg e më pas në Bruksel, bënë fqinjët tanë greke dhe italianë. Në kuptimin më të vërtetë të fjalës, bënë asgjë më pak sesa do të kishim bërë ne vetë nëse do të ishim të pranishëm. Ne mungonim por falë angazhimit të jashtëzakonshëm të këtyre dy miqve, ne nuk munguam aty. Ishte një ndihmë e jashtëzakonshme qoftë për ne, qoftë edhe për fqinjin tonë Maqedoninë e Veriut.

Sot ne kemi kapërcyer një moment tejet të vështirë. Deri dy orë para vendimmarrjes përfundimtare nuk kishim tekst. 25 ende u rreshtuan në mënyrë të vendosur për të mbështetur çeljen e menjëhershme të negociatave dhe 3 vendeve të tjera ishin në një pozicion të ndryshëm për arsye që ne i kemi dëgjuar në vijimësi dhe i kuptojmë plotësisht. Ka një ndryshim mes çeljes imediate të negociatave dhe çeljes së negociatave në 12 muaj, dhe kjo është e pranueshme, por ndryshimi është më formal seç duket në pamje të parë. Edhe sikur çelja e negociatave të ishte imediate, ne do të na duhej një punë përgatitore që do të merrte një kohë të caktuar, që shtrihet nga 6 në 12 muaj. Çelja e negociatave është përcaktuar pas 12 muajsh, por Komisioni do të nisë menjëherë procesin përgatitor. Ky është mirëkuptimi më i plotë dhe më i mirëpritur nga ana jonë i të gjithë vendeve anëtare. Kjo është lejuar për të mos humbur asnjë minutë kohë. Ne do të thellojmë reformat tona në të gjithë ato drejtime që janë mirëpërcaktuar nga teksti i Këshillit”, tha kryeministri Rama.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Juventusi "tremb" Tottenhamin/ Bardhezinjtë në sulm për mesfushorin Eriksen
Previous article Hapja e negociatave me Maqedoninë/ Zaev: Do hyjmë me krenari në portat e Evropës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë Politikë

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT