• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GREQI/ Rishfaqet pas 8 muajsh i dyshuari shqiptar për vrasjen e avokatit të njohur grek
Home
Breaking News

GREQI/ Rishfaqet pas 8 muajsh i dyshuari shqiptar për vrasjen e avokatit të njohur grek

29 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia greke ka rënë në gjurmët e një të dyshuari shqiptar, për vrasjen e një avokati të njohur grek vitin e kaluar.

Mihalis Zafeiropoulos u ekzekutua në zyrën e tij në qendër të Athinës, më 12 tetor 2017.

Policia cilësoi si autorë të vrasjes dy shtetas shqiptarë, njeri prej të cilëve, Mikel Brahimaj, u arrestua dhe pranoi kryerjen e veprës penale.

Bashkatdhetari i tij u shpall në kërkim, madje policia publikoi fotografinë dhe të dhënat e identitetit të tij. Sipas komunikatës zyrtare të policisë, ai quhet Aleksandro, Aleksandros apo Eno, me mbiemrin Mata, i lindur në Shqipëri, më 14 janar 1987.

Që prej atij momenti vlerësohej se Mata është larguar në Shqipëri.

Por një vjedhje në një argjendari në zonën Zografou të Athinës, dhe një letër e gjetur në vendngjarje, ka ngjallur dyshimet e autoriteteve se Aleksandër Mata ndodhet në Greqi.

Sipas policisë, një nga autorët e vjedhjes hodhi një letër duke u larguar. Në atë letër shkruhet në greqisht:

“Në çështjen e zotit Zafeiropoulos jemi të dy viktima. Këtë e shkruaj sepse di të marr përgjegjësinë time. Në rast se e dija që do të bëhej kështu siç u bë… Nuk e dija; ma futi. Po, kryej vjedhje, po nuk jam vrasës, nuk marr pjesë në gjëra të tilla”.

Letra mban nënshkrimin “Maradona ne flatra”, që është nofka e Matës nga koha kur ai luante futboll me ekipin e qytezës ku jetonte në Greqi.

Policia dyshon se letra është shkruar nga vetë Mata, ose nga njeri prej vjedhësve të argjendarisë, i cili mund të ketë lidhje miqësore apo dhe farefisnore me shqiptarin e shpallur në kërkim.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Takimi Trump-Putin/ A duhet të shqetësohet Europa nga samiti i Helsinkit?
Previous article A po shkon bota drejt luftës? Rekord shpenzimesh ushtarake për vitin 2017

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT