• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TJETERSIM I PRONAVE/ Ia morën tokën LOCIT e ja dhanë LACIT, dënohen dy zyrtarët në Krujë
Home
Breaking News

TJETERSIM I PRONAVE/ Ia morën tokën LOCIT e ja dhanë LACIT, dënohen dy zyrtarët në Krujë

29 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Krujës ka vendosur të deklarojë fajtorë dy zyrtarë të Hipotekës dhe ish-komunës Thumanë, pasi rezultoi e provuar se kanë abuzuar me dokumentat, duke sjellë tjetërsimin e 13 mijë e 300 metra katror tokë.

Ish-sekretari i komunës Thumanë Muharrem Roli u dënua me me 18 muaj burgim për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”, pasi gjatë fazës së gjykimit ka rezultuar sipas akuzës se ai është përfshirë në një skemë kriminale të tjetërsimit të sipërfaqes së tokës prej 13 mijë e 300 metra katror.

Së bashku me Rolin, dënim në këtë çështje penale gjykata ka dhënë dhe për ish-drejtorin e Hipotekës në Krujë, Fatmir Shani, i cili është dënuar me një vit burgim për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Pak ditë më parë prokurorja e çështjes evidentoi shkeljet e dy ish-funksionarëve shtetërorë, të cilët me veprimet e tyre të kundraligjshme i kanë hequr të drejtën e pronësisë shtetasit Asllan Loci, duke e regjistruar sipërfaqen e tokës prej 13 mijë e 300 metra katror në emër të një personi tjetër, të quajtur Asllan Laci.

Njëherësh gjykata e Krujës ka vendosur të konfiskojë dhe sipërfaqen tokësore prej 10 mijë e 430 metra katror, që tashmë zotërohet nga kompania “Milis Brick sha”.

Gjeneralitete të afërta por ndryshon 1 shkronjë

Këta dy persona kanë thuajse gjeneralitete të njëjta, ku vetëm shkronja “a” në mbiemër bën diferencën, por ata janë dy shtetas të ndryshëm, thotë prokuroria. Sipërfaqja e tokës që është tjetërsuar ndodhen në fshatin Derven, por pas regjistrimit në hipotekë në emër të Asllan Lacit, kjo pronë mësohet se është shitur në 20 tetor 2011 dhe kaluar në emër të kompanisë “Milis Brisk”, një shoqëri aksionere që vepron në fushën e tregtimit të duraluminit. Veç dënimit të dy zyrtarëve shtetërorë, prokurorja Mirela Kapo ka kërkuar dhe konfiskimin e sipërfaqes tokësore 10 430 m2, ndodhur në zonën e quajtur “Derven –Krujë” në emër të shoqërisë “Milis Brick sha”.

Vërtetimi i falsifikuar

Nisur nga hetimet, prokuroria e Krujës thotë se shtetasi Asllan Laci në vitin 2011, mbi bazën e një vërtetimi të falsifikuar, të lëshuar përtej kompetencave ligjore nga ana e sekretarit të komunës Thumanë, shtetasit Muharrem Roli ka regjistruar pronën që është në përkatësi të shtetasit Asllan Loci. Ky regjistrim është bërë në zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Krujë në kundërshtim me ligjin nga ana e regjistruesit, shtetasit Fatmir Shani.

Ja morën Locit e ja dhanë Lacit

Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Krujës, ka rezultuar se “shtetasi Asllan Loci është banor i qytetit të Fushë –Krujës dhe për periudhën kohore 1 shkurt 1987 deri më 15 korrik 1992 ka punuar në ndërmarrjen NB.Krujë dhe F.Krujë pranë sektorit Derven”. “Në kallëzimin e tij, ky shtetas parashtron faktin se është furnizuar me tokë në bazë të ligjit nr.7501 datë 19 korrik 1991.

Është furnizuar me këtë sipërfaqe toke duke qenë se ka punuar në ndërmarrjen NB-Derven dhe në këtë mënyrë është pajisur me aktin e marrjes së tokës në pronësi me nr.208, fshati Derven, muaji mars i vitit 1999, në emrin e shtetasit Asllan S.Loci, por vërtetimin në origjinal të aktit të marrjes në pronësi nuk e ka tërhequr asnjëherë, si edhe nuk ka firmosur kurrë në të, pasi e ka lënë në komunën e Thumanës. Asllan S.Loci është emri i tij pasi më parë është njohur me emrin Islam”, thotë Prokuroria.

Së fundmi kallëzuesi është vënë në dijeni rastësisht se zyra vendore e pasurive të paluajtshme Krujë ka regjistruar pasurinë me nr.250/30 vol.5, fq.150 në emër të shtetasit Asllan Laci, pasuri e cila ka qenë më parë e regjistruar në emër të shtetasit Asllan Loci.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Przantohet avioni Boeing hipersonik,nga New York në Londër për 2 orë
Previous article NDODH NE DIBER/ Nuk i del e keqja me komshiun, shkon i shkatërron AREN ME PATATE bashkëfshatari

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT