Sekuestrimi i 3.4 milionë eurove pasditen e së dielës mund të konsiderohet si një nga ngjarjet më të bujshmë të vitit.
Jo vetëm për nga sasia e parave, por edhe prej “anëtarëve” të çuditshëm të bandës. Sot katër të arrestuarit u lanë në burg nga Gjykata e Durrësit, edhe pse dëshmuan rreth ngjarjes dhe roleve të tyre.
Por përveç atyre që deklaruan formalisht, njëri prej tyre, Klevis Cani, ndoshta edhe për shkak të moshës duket se ka treguar më shumë informacione nga ç’duhet, vetëm prej pakujdesisë në rrjetet sociale.
Roli i Klevisit:
Klevis Lika, i biri i Edi Canit shoqëronte shoferin Çekaj në rrugët jashtë vendit, dhe në të njëjtën kohë transportone makinat. Këtë e kuptojmë edhe nga fotot e 20 vjeçarit në rrjetet sociale.
Mirëpo, veç këtyre Klevisi ka postuar edhe rrugët që bënte, konkretisht në foton e mëposhtme duke udhëtuar me kamionin e “famshëm” për në Belgjikë. Aty ku dhe mendohet se ishte destinacioni.






