• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“HARRUAN” DETYRËN/ Kush janë POLICËT që u bashkuan me BANDAT dhe FSHEHËN krimet… (RASTET E BUJSHME)
Home
Sociale

“HARRUAN” DETYRËN/ Kush janë POLICËT që u bashkuan me BANDAT dhe FSHEHËN krimet… (RASTET E BUJSHME)

28 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në një kohë kur po flitet shumë për vettingun mes radhëve të gjyqësorit dhe prokurorëve shumë policëve janë të lidhur me organizata kriminale, kontigjentë kriminalë dhe biznese të ndryshme në vend, ku përkundrejt një pagese të caktuar ata vihen në shërbim të këtyre komponentëve.

Thuajse çdo muaj, një efektiv policia bie në “rrjetë” qoftë duke qënë pjesë e organizatave kriminale, qoftë me mos kallëxim të pistava ku ai vetë është pjesë.

Ervis Bano
Një rast i tillë ndodhi sot, kur në sherrin e ndodhur në Kinostudio, polici në detyrë Ervis Bano bëri veprime që pengonin zbardhjen e ngjarjes, si fshehja e gëzhojave apo mos tregimi i detajeve që do të ndihmonin policinë.

Engrid Hënaj
Një rast më i rëndë është edhe ai i Engrin Hënës. Nga përgjimet e kryera ka rezultuar se polici Engrid Hënaj, jo vetëm që sinjalizon për veprimet e policisë dhe prokurorisë një hajdut makinash, por e këshillon këtë të fundit që të shkojë dhe të takojë ose ti fusë njerëz prokurorit në mënyrë që dosja e tij të mbyllej.

Eefketivi i skuadrës “Shqiponja” në policinë e Tiranës, bashkëpunon ngushtë me personin e shpallur në kërkim Fatjon Lila, ky i fundit i akuzuar për akuzën e vjedhjes së automjeteve. Ndër të tjera polici e informon Lilën se në sistemin e brendshëm të policisë së Shtetit ai ishte në kërkim, pasi konfiguronte me “ALERT”.

Vizat false

Policia dhe prokuroria kanë mbajtur në përgjim telefonik, ambiental, por edhe vëzhgim personat e dyshuar. Një prej bisedave të përgjuara i përket efektivit të rrugores Arian Uku, me bashkëjetuesin e Entela Çalës, oficeres së Zyrës së trafiqeve në Drejtorinë e Tiranës.
Uku i kërkon bashkëjetuesit të Entela Çalës që t’i kryejë dy porositë për të cilat kanë folur. Ky i fundit i përgjigjet pozitivisht, duke i thënë se e ka përmbushur misionin.

Entela Çala ishte punonjese ne Drejtorinë e Pergjithshme te Policise.

Rastet e ngjashme:

Një efektiv i policisë së Tiranës është shpallur në kërkim si i përfshirë në trafik droge. Ai dyshohet se transportoi drogë përmes makinës së tij. Bëhet fjalë për inspektorin e Komisariatit nr.2 në Tiranë me inicialet S.O.

Në fshatin Thumanë të Fushë Krujës Policia ka gjetur mëngjesin e së premtes dy makina me rreth 421 kg kanabis. Njëra prej makinave ishte në pronësi të efektivit të Policisë, ndërsa automjetin tjetër e drejtonte një 40-vjeçar që është arrestuar.

Dyshohet se sasia prej 421 kg kanabis do të shitej tek disa persona të tjerë në Fushë-Krujë. Ndërkohë Drejtoria e Standardeve në Policinë e Stetit, ka pezulluar nga puna inspektorin e komisariatit nr.2.

Dosja “Habilaj”

Të paktën 3 ish-drejtues të lartë policie janë perfshirë në atë që quhet “Dosja Habilaj”, në të cilën është përfshirë dhe ish-ministri, Saimir Tahiri.
Çfarë ndodhi dhe roli i të implikuarëve:
Dyshohet se ish-zyrtari Bode i siguroi grupit zhvillimin e lirshëm të aktivitetit, përmes shmangies së kontrolleve policore. Në këtë aktivitet kriminal, shefi i policisë Bode, krahas implikimit me trafikantët e grupit ka bashkëpunuar edhe me dy ish-zyrtarë të tjerë të policisë, drejtorin Jaeld Çela dhe shefin kundër Drogës dhe Trafiqeve, Gjergji Kohila.

Jaeld Çela, ish-Drejtor i Policisë Vendore Vlorë, liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion që prej muajit Prill 2017; i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikim të narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284, 283/a dhe 333/a.

– Gjergj Kohila, ish-shef i Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion që prej muajit Maj 2017; i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284 dhe 333/a, të Kodit Penal.

Trafiku i 2.5 ton hashash/ Kush është nënkomisari i policisë Festim Lelaj
Festim Lelaj, efektiv policie nga Vlora, me detyrë nënkomisar në Drejtorinë e Policisë së Fierit është arrestuar  nën akuzë për trafikimin e 2.5 ton hashash nga Shqipëria drejt Italisë.

Në kohën kur u zbulua ky rast trafikimi, nën komisari Festim Lelaj nuk ishte me detyrë në Fier, ku dhe u arrestua të martën, por në Drejtorinë e Policisë së Dibrës si specialist krimesh.

Kapet me 1.5 ton drogë në Velipojë, polici i implikuar nuk dorëzohet lehtë

Polici i arrestuar gjatë sekuestrimit të drogës  në Vilun të Velipojës ka tentuar të mbrojë deri në fund aktivitetin e paligjshëm ku ishte përfshirë, duke tentuar të korruptojë komandantin e FNSH Shkodër para arrestimit. Një pjesë e kanabisit të kapur në këtë operacion ishte marrë në zonën e Lumit të Vlorës. Enriko Zyle, punonjësi i policisë i prangosur në Vilun të Shkodrës për sasinë e drogës së sekuestruar rreth 1.5 tonë, jo vetem ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

Edhe në momentin e arrestimit, ai ka tentuar të korruptojë me para kolegët e tij, që do t’i vinin prangat. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë të ditur se Zyle, Punonjës në Drejtorinë e Kufirit dhe të Migracionit Tiranë, i ka premtuar një shumë të hollash komandantit të FNSH-së, Shkodër që të tërhiqte forcat e policisë, pasi në të kundërt këtë histori do t’ia kthente në personale. Fillimisht punonjësi policisë, kishte tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Golf”, në afërsi të hotelit ku u gjet lënda narkotike, por u kap pasi humbi kontrollin dhe ra në kanal.

Sipas hetimeve lënda narkotike ishte mbledhur, magazinuar në zonën e Vilunit, duke u bërë gati për t’u transportuar në rrugë detare drejt brigjeve Italiane.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Botërori Rusi 2018/ Zbuloni të gjithë duelet  fazës e 1/16
Previous article Festimi më i dështuar i historisë së Kupës së Botës vjen nga sulmuesi belg (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT